Përmbyllet manifestimi “Java e Remzi Ademajt”

Sot në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” u organizua programi përmbyllës i manifestimit të “Javës së Remzi Ademajt”, ku mbi 1200 nxënës nga rreth 40 shkolla morën pjesë në aktivitete të ndryshme sportive, kulturo-artistike dhe në kuize të diturisë.

Gjatë këtij programi kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi dhe familjarë të dëshmorit Remzi Ademaj ndanë shpërblime dhe mirënjohje për nxënësit e dalluar të këtij edicioni, si dhe për koordinatorët dhe mësimdhënësit të cilët kontribuan në organizimin e kësaj jave.

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Lajmet e Fundit