Fatmir Limaj shikon nga afër mobilizimin e Nismës në Prizren

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Fatmir Limaj ka parë nga afër mobilizimin e Nismës në Prizren, për zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai, është shprehur i kënaqur me angazhimin me angazhimin që Shtabi Zgjedhor i këtij subjekti politik ka bërë deri më tash në këtë qytet.

“Pres që me 6 tetor nga Prizreni ta festojmë fitoren e madhe të Nismës”, tha Limaj.

Kryetari i Degës, Zafir Berisha, tha se do të angazhohen që në këtë zgjedhje të jetësohet projekti ‘Bashkë për Shtetin’.

“Tashmë jemi në prag të fushatës zgjedhore, andaj është shumë e rëndësishme që ditët e mbetura të vazhdojmë edhe më fuqishëm mobilizimin tonë në lagje dhe fshatra të Prizrenit, në mënyrë që me 6 tetor, ta jetësojmë projektin tonë Bashkë për Shtetin, me një fitore të madhe të NISMA’s dhe Fatmir Limajn kryeministër”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit