Përmbytjet në Kinë: Gati 2 milionë të zhvendosur në provincën Shanxi

Më shumë se 1.76 milion njerëz janë prekur nga përmbytjet e mëdha në provincën Shanxi të Kinës, sipas mediave lokale.

Shiu i rrëmbyeshëm javën e kaluar shkaktoi shembjen e shtëpive dhe rrëshqitjeve të tokës në më shumë se 70 rrethe dhe qytete në provincë.

Reshjet e dendura të shiut po pengojnë përpjekjet e shpëtimit, thanë zyrtarët.

Përmbytjet vijnë më pak se tre muaj pasi shirat ekstremë në provincën Henan lanë më shumë se 300 të vdekur.

Administrata Meteorologjike e Kinës tha për mediat vendase se reshjet e mëdha dhe stuhitë po pengojnë përpjekjet e shpëtimit. Autoritetet i thanë agjencisë së lajmeve Xinhua se më shumë se 120,000 njerëz janë transferuar dhe zhvendosur urgjentisht dhe se 17,000 shtëpi janë shembur në të gjithë provincën Shanxi.

Katër policë kanë vdekur si pasojë e një rrëshqitjeje toke, sipas Global Times, megjithëse informacioni për viktima të tjera nuk është publikuar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Më Shumë

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Lajmet e Fundit