8.2 C
Prizren
E mërkurë, 7 Janar, 2026

Personeli shëndetësorë i prekur nga COVID-19, 25 pacientë nga Kukësi nuk marrin trajtimin me hemodializë në Prizren

Infektimi i personelit shëndetësorë të Repartit të Dializës në Spitalin e Prizrenit ka ndikuar që 25 pacientë nga Kukësi që trajtohen me hemodializë në këtë spital të mos marrin shërbimin.

Në shenjë proteste, pacientët u mblodhën këtë të premte para spitalit të Kukësit ndërsa kërkuan zgjidhje për problemin e tyre, njofton Vizion Plus.

“Kërkojmë zgjidhje nga Ministria e Shëndetësisë sepse neve shpirtin na mban dializa. Kemi bërë dializë të mërkurën, por sot në Prizren nuk na pranuan pasi personeli shëndetësorë i atij reparti është infektuar”, deklaroi një paciente.

U desh ndërhyrja e Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë e cila pas negociatave me ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, arritën një marrëveshje për mos ndërprerjen e shërbimit të hemodializës.

Prej disa vitesh, 25 paciente nga Kukësi, Hasi e Tropoja kryejnë shërbimin e hemodializës në spitalin e Prizrenit dhe atë të Gjakovës falë marrëveshjes ndërqeveritare mes dy vendeve

Më Shumë

Paradokse cinike t’ni shoqnie t’lodhun

Shkruan: Ismail Tasholli Jo veç, po ni shoqni e zbehtë intelektualisht, e rritun mrena ni shkretine kulturore e politike, zakonisht krijon raporte t’zhdrejta me veten...

Liria zyrtarizon sulmuesin kryesor të Ligës së Parë

Liria e Prizrenit ka zyrtarizuar sot marrëveshjen me sulmuesin nigerian, Theophilus Solomon (29), i njohur si një nga golashënuesit më të mirë të pjesës...

Lajmet e Fundit