9.8 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Përurohet në Prizren shërbimi pedagogjik-psikologjik parauniversitar

Autoritetet komunale të Prizrenit, të martën, kanë përuruar Shërbimin pedagogjik-psikologjik, i cili është vendosur në ndërtesën afër Drejtorisë së Arsimit.

Sipas tyre, në këtë shërbim në saje të përkrahjes së OJQ-ve do të jenë të angazhuar rreth 20 profesionistë, që krahas nxënësve e mësimdhënësve do t’i ofrojnë përkrahje edhe komunitetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në të njëjtën kohë kanë theksuar se përmes këtij shërbimi do të punohet për krijimin e një ambienti më të favorshëm në shkollat e Komunës së Prizrenit, që do të mundësojë mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor.

Drejtori komunal i Arsimit, Skënder Susuri, ka sqaruar se në këtë qendër do të jenë të stacionuar 5 psikologë, të angazhuar në saje të marrëveshjes me “Caritas Kosovën”.

“Nga 1 janari do të kemi edhe 5 psikologë, falë politikave të ministrit të MASHT-it, Shyqeri Bytyqi. Aktualisht i kemi edhe 7 psikologë dhe pedagogë në rrjetin shkollor. Kemi edhe të punësuar të tjerë në bashkëpunim me OJQ-të. Pra, janë dikur rreth 20 të punësuar, që në forma të ndryshme janë në shërbim të nxënësve dhe mësimdhënësve, por edhe të komunitetit”, është shprehur Susuri.

Më Shumë

OVLUÇK-ja: E papranueshme dhe fyese që kategoritë e dala nga lufta s’u ftuan në Kuvend për seancën kushtuar ‘Epopesë së UÇK’-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një reagimi publik ka thënë se është e papranueshme dhe fyese që në seancën solemne për...

U përfol si kandidat për president, deklarohet Andin Hoti: Kjo është hajgare!

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, e ka quajtur “hajgare” përmendjen e emrit të tij si kandidat për President...

Lajmet e Fundit