8.1 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Përvjetori i vdekjes së Sami Frashërit

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, intelektuali, gazetari, dramaturgu dhe një ndër ideologët kryesorë të Rilindjes Kombëtare.

Ishte mendimtari më i shquar i nacionalizmit shqiptar. Sami Frashëri drejtoi revistat e para në gjuhën shqipe “Drita” dhe “Dituria” në Stamboll. Nga tetori i vitit 1879 drejtoi “Shoqërinë e të shtypurit shkronjat shqip”.

Ai është autor i mbi 50 veprave në gjuhën shqipe, turke dhe arabe, ku mund të përmendim: Drama “Besa” (1874), Abetare e gjuhës shqipe (1886), “Kamus al Alam”, enciklopedia turke (1889–1896), Shkronjtore e gjuhës shqipe (1886) dhe “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” (1899).

Kjo e fundit është një vepër e cila shtjellon idetë mbi çështjen kombëtare, u botua në Bukuresht në vitin 1899 pa emrin e tij. Kjo vepër u bë manifesti politik i lëvizjes kombëtare.Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, intelektuali, gazetari, dramaturgu dhe një ndër ideologët kryesorë të Rilindjes Kombëtare.

Ishte mendimtari më i shquar i nacionalizmit shqiptar. Sami Frashëri drejtoi revistat e para në gjuhën shqipe “Drita” dhe “Dituria” në Stamboll. Nga tetori i vitit 1879 drejtoi “Shoqërinë e të shtypurit shkronjat shqip”.

Ai është autor i mbi 50 veprave në gjuhën shqipe, turke dhe arabe, ku mund të përmendim: Drama “Besa” (1874), Abetare e gjuhës shqipe (1886), “Kamus al Alam”, enciklopedia turke (1889–1896), Shkronjtore e gjuhës shqipe (1886) dhe “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” (1899).

Kjo e fundit është një vepër e cila shtjellon idetë mbi çështjen kombëtare, u botua në Bukuresht në vitin 1899 pa emrin e tij. Kjo vepër u bë manifesti politik i lëvizjes kombëtare.

Më Shumë

Driton Selmanaj reagon me një foto pasi u la jashtë Kryesisë së LDK-së

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka reaguar me një foto në Facebook pasi partia më e vjetër në vend nxori...

40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit