10 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Përzgjedhësi i Rusisë zbulon se në fitoren ndaj Spanjës u përfshi edhe Putini

Rusia në 1/8e finales të Kupës së Botës “Rusia 2018”, arriti ta mund pas ekzekutimit të penalltive kombëtaren e Spanjës dhe e siguroi çerekfinalen, kurse “Furinë e Kuqe” e dërgoi në shtëpi.

Por duket se për këtë kualifikim meritë ka edhe motivimi i veçantë që futbollistëve vendas i bëri Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Të paktën kështu pretendon trajneri i Rusisë, Stanislav Cherchesov, i cili ka bërë të ditur se interesimi i presidentit është “i kënaqshëm dhe lojtarët e dinë”.

“Para ndeshjes me Spanjën na telefonoi Vladimir Putin, gjithashtu para dhe pas penalltive. Mbështetja e numrit një të vendit, ka qenë diçka shumë e bukur për ne”, deklaroi Cherchesov.

Ai e ka cilësuar një motivim shtesë interesimin e vazhdueshëm të Putinit për përfaqësuesen e Rusisë, duke bërë të ditur se Presidenti rus ishte në kontakt të vazhdueshëm me ekipin. /Insporti.com

Më Shumë

Përkujtohet Beteja e Kabashit në Prizren – një nga betejat më heroike të UÇK-së

Sot, për nder të 27-vjetorit të Betejës së Kabashit, zyrtarë të ekzekutivit të Prizren, së bashku me familjarë të të rënëve, përfaqësues të shoqatave...

Moti sot me temperatura deri në 12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët dhe intervale me diell.   Në njoftim thuhet se temperaturat...

Lajmet e Fundit