-4.2 C
Prizren
E martë, 25 Janar, 2022

Pesë figura të rëndësishme italiane me prejardhje shqiptare

Emigracioni i familjeve me origjinë shqiptare drejt Italisë zë fill që prej shekullit XV dhe XVI si pasojë e pushtimit të Perandorisë Osmane.

Shumë prej këtyre familjeve, me ndihmë dhe të Mbretërive të Napolit dhe Siçilisë, u vendosën në jug të Italisë ku njihen sot e kësaj ditë si populli Arbëresh.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin 2019, në Itali jetojnë rreth 441 mijë e 27 shtetas shqiptarë.

Euronews Albania rendit më poshtë pesë prej figurave më të spikatura me origjinë shqiptare në historinë e Italisë

Papa Klementi XI (1649-1721)

I lindur më 23 korrik 1649 në Urbino, Giovanni Francesco Albani, ishte djali i parë i Karlo Albanit dhe Elena Moskës. Albanët ishin familje fisnike me prejardhje shqiptare, ndërsa e ëma Elena i përkiste familjes së markezëve Mosca të Pesaros, me origjinë të lashtë nga Lombardia.

Xhovani Françesko përfundoi studimet e mesme në vitin 1660 ku u dallua për talentin e tij në lëndën e gjuhës, veçanërisht përkthimin e latinishtes dhe nga greqishtja e vjetër.

Ai shkroi tekstin që u miratua nga Papa Inocenti XII me titull “Romanum Decet Pontificem”, ku flitet për dënimin e famshëm të nepotizmit. Xhovani Françesko u bë një e figurë njohur në mesin e Kuries Romake si njeri me integritet, kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Jeronim De Rada (1814-1903)

Jeronim De Rada ishte i biri i një famullitari të Kishës Katolike italo-shqiptare “Macchia Albanese” në malësinë e Kozencës, në Kalabri. De Rada shfaqi menjëherë interes për prejardhjen e tij shqiptare duke nisur grumbullin e veprave folklorike që në moshë fare të re.

Ai njihet si një prej shkrimtarëve më të njohur dhe me ndikim të Shekullit XIX, ku pati dhe një rol të rëndësishëm gjatë Rilindjes Kombëtare.

Francesco Crispi (1818-1901)

Françesko Krispi ka mbajtur postin e kryeministrit nga viti 1887 në 1891. Ai ishte patriot dhe politikan italian me familje me origjinë shqiptare, i pagëzuar në fenë ortodoksë. Figurë e spikatur e periudhës së Rilindjes dhe një prej organizatorëve të Revolucionit sicilian në vitin 1848.

Antonio Gramsci (1891-1937)

Intelektuali i të Majtës Europiane vinte nga një familje me prejardhje nga Gramshi, nga i cili ishte përshtatur dhe mbiemri. Ata mendohet se janë larguar drejt Italisë në fund të shek. XV, kohë që përkon me pushtimin turk të vendit.

Gramsci ishte një prej themeluesve të Partisë Komuniste të Italisë në vitin 1921, ndërsa në vitin 1926 u burgos nga fashistët në burgun e Turit. Në vitin 1934, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ai u lirua me kusht dhe u shtrua në një klinikë, ku kaloi dhe vitet e fundit të jetës.

Ai konsiderohet si një nga mendimtarët më të rëndësishëm të shekullit XX.

Anna Oxa

Këngëtarja italo-shqiptare, Anna Oxa, lindi në 28 prill 1961 në Bari. Babai i saj është me prejardhje nga Kruja ndërsa e ëma italiane. Ajo u rrit në qytetin e Barit ku u diplomua në Liceun Artistik Giuseppe de Nittis.

Në vitin 2020, kryeministri Edi Rama i dorëzoi artistes së njohur nënshtetësinë shqiptare.

Oxa është dy herë fituese e çmimit Sanremo, një herë në vitin 1989 me duetin “Ti Lascero”, me Fausto Lealin dhe për herë të dytë në vitin 1999 me këngën “Senza Pieta”.

Më Shumë

Real Madrid arrin marrëveshje me fantazistin brazilian, Endrick

Real Madrid ka arritur marrëveshje me fantazistin e shumëkërkuar brazilian, Endrick. Futbollisti 15-vjeçar është një ndër emrat më të përmendur për të ardhmen, dhe duket...

Horoskopi për ditën e sotme, 23 janar 2022

Parashikimi i yjeve për ju sot. Dashi Motivoni veten për të qenë më optimistë. Kjo do të rrisë besimin dhe përshtatshmërinë tuaj. Kjo është një ditë...

Ish-kryetari i Malishevës deklarohet i pafajshëm për korrupsion, prokuroria thotë se do të vërtetohet fajësia e tij

Ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili po akuzohet për korrupsion, është deklaruar i pafajshëm për veprën penale që i vihet në...

Gjermania gati ta rrisë pagën minimale, ja sa do të paguhet ora tani

Kancelari gjerman, Olaf Scholz përsëriti të shtunën e tij se qeveria e tij është e angazhuar për të mbajtur premtimin për rritjen e pagës...

Pamje: Qytetari nga Suhareka sulmohet brutalisht nga tre persona në Prizren

Një qytetar nga Suhareka është përballur me një sulm të tmerrshëm nga tre persona, në orët e para të së shtunës, në Prizren. Sinjali...

KMDLNj: Kërkesa e ZRRE-së rrezikon mbijetesën e qytetarëve

Nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) po thonë se kërkesa e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për...

Në 27 shkolla të Kosovës po mbahet mësim online, një e mbyllur

Janë 27 shkolla të vendit që do të zhvillojnë mësim online për shkak të rritjes së rasteve pozitive me COVID-19. Kështu tregoi zëvendësministri i Arsimit,...

Afro 1500 tiketa trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 1468 tiketa trafiku, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas raportit të Policisë gjatë kësaj periudhe janë...

Mbi 2 mijë të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informon se nga 9.194 testime, 2.050 qytetarë kanë rezultuar pozitiv...

Sabri Fejzullahu i kërkon falje publikisht gruas së tij, Nerës: Nga xhelozia ia ndërpreva këngën, nuk ia bëj vetes kurrë hallall

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”. Ai iu është përgjigjur shumë...

Shefkije Islamaj: Ligjërimi postmodern i Rexhep Qosjes

Shkrimtari Rexhep Qosja, me të drejtë, nga studiuesit e veprës së tij letrare-artistike konsiderohet përfaqësuesi më i rëndësishëm e më i veçantë i letërsisë...

Prizren, paraburgim të pandehurit për kanosje

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit F.H., i dyshuar për veprën penale 'kanose'. Sipas njoftimit, më 21 janar, i...

Prizren, 92 nxënës dhe 10 mësimdhënës pozitivë me COVID-19

Virusi Covid-19 ka prekur  nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin e instuticioneve arsimore në Prizren. Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj- Gutaj, thotë se sipas raporteve nga terreni...

Dy burra bartën kufomën e një burri në një zyrë postare në Irlandë për të marrë pensionin e tij

Policia në Irlandë, Gardai, ka nisur një hetim pasi dy burra bartën një trup të pajetë në një zyrë postare irlandeze në një përpjekje...

Një i vdekur dhe 2 mijë e 957 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 11.913 testime, 2.957 qytetarë kanë rezultuar pozitiv...

Top 20 lojtarët që kanë shënuar më së shumti gola me kokë në këtë shekull – vendi i parë ka diferencë të thellë

Superylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, kryeson me numrin më të madh të golave të shënuara me kokë që nga viti 2000. Pesë herë fituesi...

Lajmet e Fundit