Pilula e parë për trajtimin e coronavirusit është aprovuar në SHBA

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi të mërkurën pilulën antivirale të Pfizer, Paxlovid, e cila përdoret për trajtimin e coronavirusit. Pilula mund të shfrytëzohet për pacientët të moshës mbi 12 vjeçare.

Kjo është pilula e parë e tillë antivirale e miratuar për t’u marrë në shtëpi, përpara se personat e infektuar të arrijnë nivelin për shtrim në spital.

“Aprovimi i sotëm i Paxlovid është një shembull tjetër i shkëlqyer se si shkenca do të na ndihmojë të mposhtim përfundimisht këtë pandemi, e cila vazhdon të prishë dhe shkatërrojë jetët në mbarë botën pas dy vjetësh. Kjo terapi revolucionare ka treguar se redukton ndjeshëm shtrimet në spital dhe pasojat tragjike. Do të ndryshojë mënyrën se si ne e trajtojmë COVID-19 dhe shpresojmë se do të ndihmojë në uljen e presioneve me të cilat përballen sistemet tona shëndetësore dhe spitalore”, tha presidenti dhe CEO i Pfizer, Albert Bourla.

Ai tha gjithashtu se Pfizer është gati të fillojë dërgesat në SHBA në mënyrë që të arrijë te pacientët sa më shpejt të jetë e mundur.

Paxlovid kombinon një ilaç të ri antiviral të quajtur Nirmatrelvir me një ilaç më të vjetër të quajtur Ritonavir.

Javën e kaluar, Pfizer publikoi rezultate të përditësuara që treguan se trajtimi me këtë ilaç uli rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes me 89 për qind. Terapia pesëditore me Paxlovid përfshin tre tableta të dhëna dy herë në ditë. /Telegrafi/

Më Shumë

Kurti përkujton viktimat e masakrës së Korishës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtarë...

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit