8.2 C
Prizren
E premte, 5 Dhjetor, 2025

Pique i propozon Barcelona-s të luajë falas

Vështirësitë financiare të Barcelona-s ende nuk janë zhdukur, pavarësisht transferimeve të bujshme që katalanasit bënë këtë verë.

Aktualisht problemi më i madh i Barcelona-s është regjistrimi i lojtarëve të rinj, pasi kufiri i pagave i vendosur nga La Liga është arritur.

Në këto kushte, ata duhet të shesin lojtarë ose ata që janë aktualisht të regjistruar të ulin pagën.

Gerard Pique thuhet se është lojtari me pagën më të lartë në klub edhe pse ai ka pranuar ta ulë atë disa kohë më parë.

Barcelona sipas mediave spanjolle shpresonte që mbrojtësi të tërhiqej nga futbolli, si mënyra më e mirë për të kursyer miliona. Shifra sipas raportimeve kalon 80 milionë euro në total.

Mirëpo, qendërmbrojtësi ka ardhur me një propozim interesant për klubin blaugrana. Të luajë falas, pa asnjë pagesë.

Sipas “AS”, Pique është gati të nënshkruajë një kontratë të re me klubin, nga ku nuk do të përfitojë asnjë të ardhur ekonomike. Kjo për të ndihmuar Barcelona-n në regjistrimin e lojtarëve të rinjë si: Robert Lewandowski, Franck Kessie, Jules Kounde, Raphinha dhe Andreas Christensen.

Klubi po punon gjithashtu për uljen e pagës së Marc-Andre ter Stegen dhe Frenkie de Jong.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Zhduken dy vajza të mitura, njëra në Malishevë dhe tjetra në Rahovec

Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të ndara të zhdukjes së vajzave të mitura gjatë 24 orëve të fundit. Rasti i parë është shënuar...

Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë, 49-vjeçari nga Gjonaj i Prizrenit i dënuar për kultivim e shitje të drogës

49-vjeçari S.T., nga fshati Gjonaj i Prizrenit, i dënuar për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave analoge”,...

Lajmet e Fundit