Kryesia e Partisë Konservatore të Kosovës në Prizren, ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Prizren, pas shpalljes së Ramadan Mujës fajtor për shpërdorimin e detyrës zyrtare.
“Qytetarët e Prizrenit dhe Partia Konservatore e Kosovës janë të brengosur sepse principet themelore të demokracisë janë cenuar pasi që me komunën tonë udhëheq një politikan i cili është shpallur fajtor duke mos respektuar vendimin e gjyqësorit dhe duke sfiduar fajësinë e tij për shpërdorim të detyrës zyrtare para syve të qytetarëve të komunës sonë”.
“Partia Konservatore e Kosovës konsideron se Ramadan Muja ka humbur legjitimitetin për të udhëhequr me komunën tonë pasi që vendimi i gjykatës thotë prerazi se ai është fajtor për shpërdorimin e detyrës zyrtare dhe se ai nuk mund të ushtrojë postin e tij dhe të mbaj asnjë pozitë publike gjatë 30 muajve në vijim.Me këtë pozicion të Ramadan Mujës lëkundet edhe kredibiliteti i pushtetit lokal para partnerëve ndërkombëtar, donatorëve dhe investitorëve të huaj, pasi që ata nuk dëshirojnë të kenë asnjë lidhje dhe marrëdhënie politike me udhëheqës dhe kryetarë komunash të korruptuar dhe të shpallur fajtor nga ana e gjyqësorit.”
“Dhe si e tillë çdo nënshkrim i Ramdan Mujës në dokumentet komunale do të shikohet me dyshime të thella dhe skepticizëm.Në këtë situatë të tillë nuk do të ketë projekte zhvillimore dhe se plani i paraparë zhvillimor nuk do të zbatohet në Prizren dhe me këtë më së tepërmi do të pësojnë qytetarët e Prizrenit”
“Papërgjegjësia e tillë e garniturës udhëheqëse komunale është e pakuptimtë dhe jo racionale.Kryesia e Partisë Konservatore të Kosovës ka diskutuar edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë si dhe për mundësitë e organizimit të zgjedhjeve komunale të jashtëzakonshme në Prizren. Mbledhja është shfrytëzuar edhe për plotësimin e radhëve të Kryesisë dhe të Këshillit Drejtues të Partisë Konservatore të Kosovës,thuhet në komunikaten e zyres për informim të Partisë Konservatore të Kosovës”.