19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Plani për rikthimin e vlerave të Prizrenit

Rruga “Marin Barleti” në Prizren, viteve të fundit u bë vend prej të cilit dolën lajme jo të mira për trashëgiminë kulturore.

Shembja e murit dhe kulmit të një objekti mori jetën e një vajze 3-vjeçare dhe ndërtesa që mbrohen me ligj u rrënuan.

Një plan që synon kthimin e vlerave të qytetit ka bërë bashkë shoqërinë civile dhe institucionet vendase e ndërkombëtare, transmeton emisioni Express në KTV.

Projekti “Revitalizimi dhe integrimi socio-ekonomik i komunitetit lokal në rrugën ‘Marin Barleti’”, u prezantua në publik dhe realizimi i tij llogaritet të kushtojë rreth 2 milionë euro.

Enes Toska nga Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” shpjegon se si është iniciuar ky projekt.

Toska thotë se për implementimin e këtij plani ambicioz duhet vazhduar bashkëpunimi.

Projekti ofron zgjidhje për 14 ndërtesa që ndodhen në Qendrën Historike dhe pronarët e tyre janë shqiptarë e serbë.

“Marin Barleti” gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit, gjegjësisht në kuadër të Kompleksit të Nënkalasë, Pantelisë dhe Potok Mahallës dhe përmban vlera të rëndësishme pasi në të trashëgimia kulturore është ndërlidhur me ambientin rrethues.

Fitore Bytyqi, ushtruese e detyrës së drejtorit të Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, thotë se synimet janë që puna për implementim të nisë këtë vit.

Nëntë nga pronarët e ndërtesave të përfshira në projekt janë dakorduar për bashkëpunim, derisa pesë të tjerë ende jo.

Krahas ruajtjes së vlerave, projekti synon edhe përmirësimin e jetesës së komunitetit..

Projekti për rrugën “Marin Barleti” është udhëhequr nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren dhe “EC Ma ndryshe”, përderisa është financuar nga Ministria e Kulturës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada Britanike në Prishtinë dhe është mbështetur edhe nga Komuna e Prizrenit. Hartimi i projektit ka nisur në maj të 2018-ës me nënshkrim të Letrës së Marrëveshjes mes pesë palëve nënshkruese.

© 

Më Shumë

Bashkimi mposhtet pas vazhdimeve, seria shkon në ndeshjen e pestë në Prizren

Bashkimi është mposhtur nga Bora me rezultat 104:99 pas vazhdimeve, duke bërë që seria gjysmëfinale të barazohet dhe të vendoset në ndeshjen e pestë. Në një...

“Roeli po thotë ‘babi’”, Selvija prek me postimin në ditën e lindjes së Shpat Kasapit

Selvije Jao ka ndarë një moment emocional në Instagram, duke kujtuar ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, këngëtarin Shpat Kasapi, në ditën kur ai do...

Lajmet e Fundit