11.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Policia bastis klubin e Vedat Muriqit, falsifikuan testet e Covid 19?

Një hetim ka filluar në Itali kundër klubit të futbollit Lazio, ku ata dyshohet se kanë falsifikuar testet e koronavirusit.

Sipas medieve italiane, policia mbërriti në klub natën e kaluar, dhe autoritetet “krehën” laboratorin ku testet COVID-19 u bëhen lojtarëve.

Dyshohet se disa teste janë të pasakta dhe se protokolli kundër përhapjes së COVID-19 po shkelet, për këtë arsye hetimi ka filluar.

Lazio mbeti pa lojtarët kryesorë Immobile, Leiva, Alberto, Manuel Lazari në takimin ndaj Zenit dhe klubi ftoi ata lojtarë për ndeshjen me Juventusin, duke pretenduar se testet ishin të pasakta.

Lazio mund të dënohet me zbritje të pikëve, por edhe të përjashtohet nga Seria A për shkak të përhapjes së pandemisë.

Më Shumë

Liria bie nga Kupa, Munishi debuton me humbje

Liria e Prizrenit është eliminuar nga Kupa e Kosovës pas humbjes 2:1 ndaj Gjilanit në ndeshjen e zhvilluar sot. Ekipi prizrenas, nën drejtimin e...

Ligjërata vetëdijesuese të Policisë për nxënësit e shkollave të mesme në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka nisur një seri ligjëratash vetëdijesuese për nxënësit e shkollave të mesme, me fokus parandalimin e përdorimit të rrezikshëm...

Lajmet e Fundit