Policia e Kosovës, së shpejti me kamera në trup

Gjithçka ndodh përreth tyre do ta shohin policët e Kosovës. Por, jo vetëm me sy. Janë kamerat e sigurisë ato që do të vendosen në trupin e këtyre zyrtarëve për të xhiruar çdo parregullsi.

Projekti për pajisjet e tilla ka filluar fazën testuese, derisa kurdo që ato të funksionalizohen përnjëmend po thuhet se do të ndikojë në zgjidhjen më të shpejtë të rasteve, raporton Klan Kosova.

“Ato kamera janë dëshmi autentike që tregojnë se si ka rrjedhë ngjarja, poashtu ndikon edhe në aspektin e luftimit të krimit sepse shumëçka mundet të konvertohet në prova varësisht nga ngjarja”, tha koloneli i pensionuar, Rrahman Sylejmani.

Organet e rendit njoftuan se prova po bëhet fillimisht me policët e trafikut, për të vazhduar më pas me të tjerët.

Varësisht nga njësiti ku operojnë do të zgjidhet edhe mënyra e vendosjes së kamerës. E me pajisjet e reja pritet që të monitorohen edhe sjelljet e policëve, gjë që do t’i ndihmojë edhe Inspektoratit Policor të Kosovës.

Ky projekt, që po përkrahet nga ShBA-ja, do të argumentojë poashtu aktivitetet policore që kryhen në terren.

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Lajmet e Fundit