Policia e Prizrenit ndalon deputetin Rasim Demiri

Deputeti Rasim Demiri është ndaluar sot nga policia në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se gjatë kontrollit në një fshat janë ndalur dy persona, ku është gjetur armë.

“Pas marrjes së deklaratës së tyre rasti ka shkuar me procedurë të rregullt”, tha Osmanollaj për PrizrenPress.

Sipas burimeve të “PrizrenPress”-it njëri prej tyre është Rasim Demiri.

Demiri është kryetar i koalicionit VAKAT.

Më Shumë

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit