3.6 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Policia fsheh aksidentin e bashkëshortes së nënkryetarit të Prizrenit

Nxënësja e shkollës fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren, F.J. është shkelur nga mësimdhënësja e saj, Visare Kabashi. Aksidenti ka ndodhur të martën e kësaj jave, jashtë hapësirës së shkollës.

Mësimdhënësja Kabashi është bashkëshortja e nënkryetarit të parë të Komunës së Prizrenit, Lulëzim Kabashit.

Policia, ndërkaq nuk e ka raportuar rastin. Ai është fshehur.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha, nuk është përgjigjur në pyetjen e PrizrenPress-it, lidhur me këtë aksident, ndonëse pyetjet janë dërguar të enjten.

Drejtoresha e shkollës, Lumnije Rakaj tha se aksidenti nuk ka ndodhur në oborrin e shkollës.

“Nuk ka ndodhur në oborrin e shkollës. Unë jam përgjegjëse e shkollës dhe japë përgjegjësi vetëm për atë cka ndodhë brenda hapësirës së shkollës”, tha shkurt Rakaj.

Ndërkaq, burimet e sigurta të PrizrenPress-it bëjnë të ditur se mësimdhënësja Visare Kabashi , pas aksidentit i ka dalë në ndihmë nxënëses së shkelur.

Ajo, personalisht e ka dërguar me veturë në Spitalin e Prizrenit.

Nxënësja është lënduar në këmbë. Përveç, ndihmës së dhënë ajo bashkë me nxënësit të aksidentuaren e ka vizituar edhe në shtëpi.

“ Familjarët e kanë pritur në shtëpi mësuesen bashkë me nxënësit dhe e kanë mirëkuptuar “, tregon burimi i PrizrenPrss-it.

Më Shumë

Vajza me probleme psiqike rrah nënën në Malishevë

Në Malishevë është raportuar një rast i dhunës në familje. Sipas policisë, ankuesja ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj, e cila...

Zjarr i madh në Prizren, shpërthen në rrugën “Janina”

Në orët e mbrëmjes të së premtes, është raportuar për një zjarr të madh në Prizren. Sipas raportimeve të para, zjarri ka shpërthyer në...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit