6.5 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Aktivistja e VV-së e aksidentuar në Landovicë qëndroi në komë për më shumë se një muaj

Nita Rexha, aktiviste e Vetëvendosjes nga Gjakova ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e një aksidenti
Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka konfirmuar se aksidenti kishte ndodhur më 14 mars në Landovicë.

Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Hazir Berisha ka thënë për lajmi.net se e e ndjera kishte qenë vetëm në cilësinë e pasagjeres.

“Po diku më 14 mars ka ndodhur një aksident në Landovicë. E ndjera ka qenë vetëm në cilësinë e pasagjeres, kurse bëhej fjalë për një vetë-aksident. Sot më informuan se vajza mbrëmë ka ndëruarr jetë”, ka thënë Berisha.

Lajmin për vdekjen e aktivistes së VV-së e kanë bërë të ditur anëtarët tjerë të kësaj partie nëpër rrjete sociale.

E pikëlluar me këtë vdekje është shprehur edhe deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci që gjithashtu vjen nga Gjakova.

“E ëmbla jonë Nita Rexha, Na trondite e trishtove pamasë me largimin tënd të hershëm nga kjo botë! E dashur, vetëm fizikisht nuk do të jesh me ne, Do të mbetesh gjithnjë në kujtimet tona më të bukura, secili aktivist do të kujtojë buzëqeshjen, çiltërsinë dhe energjinë tënde pozitive!”, ka shkruar Nagavci në facebook.

 

Më Shumë

Nisma mori 834 vota në Prizren

Nisma Socialdemokrate në Prizren  ka marrë 834 vota apo 1.17 për qind në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën dje në Kosovë. Me këtë...

Rezultatet preliminare: VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend, LDK i humbë 5 vende, PDK një deputet më pak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare nga numërimi i 95 përqind të votave. Si parti e parë renditet Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar...

Lajmet e Fundit