15.9 C
Prizren
E hënë, 28 Prill, 2025

Policia jep detaje, një i vdekur dhe katër të lënduar në autostradën “Ibrahim Rugova”

Sot rreth orës 10:00 një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Daut Hoxha.

“Bazuar në informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë trafiku me pasoja fatale, të shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë marrë lëndime trupore”.

“Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut në autostrada janë duke u marrë me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident tragjik”.

“Pas hetimeve që janë në proces, do të ju njoftojmë për detaje tjera. Rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhel-Suhareke është bllokuar për qarkullim”.

Më Shumë

KFOR-i kroat patrullon në Komunën e Prizrenit

Ushtarët kroatë të Komandës Rajonale Perëndim të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar patrullime në Komunën e Prizrenit. Patrullimi është një nga aktivitetet...

Mushtishti përkujton dëshmorët

Sot në Mushtisht të Suharekës u mbajt një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të rënë për lirinë e vendit. Nën atmosferën e respektit...

Sonte

Lajmet e Fundit