7.8 C
Prizren
E enjte, 29 Janar, 2026

Policia jep detaje për shpërthimin në qebaptore në Ratkoc të Rahovecit

Një shpërthim i madh ka ndodhur sonte në mbrëmje në një lokal në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës tha se sonte rreth orës 18:55, stacioni policor në Rahovec ka pranuar një informatë përmes telefonit se në fshatin Ratkoc në një lokal (qebaptore) “Te Dollari” ka ndodhur një shpërthim që dyshohet të jetë nga bombola e gazit.

“Nga ky shpërthim dyshohet se janë lënduar disa persona (rreth 10 persona të cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë). Patrullat policore menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes, kanë bërë sigurimin e vendit. Mbi gjendjen e personave të lënduar ende nuk kemi informata te hollësishme”, tha Lirije Podrimaj, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës.

Më Shumë

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja në pyetje e rreth 50 komisionerë për manipulim me rezultatin zgjedhor në Malishevë, e deri...

Ismet Kryeziu kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Prizren

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kërkuar përsëritjen e procesit zgjedhor në Prizren. Ai ka thënë se është manipuluar vullneti qytetar, me prekjen e 60...

Lajmet e Fundit