Policia jep detaje për vdekjen e një burri në Prizren

Policia e Kosovës (PK) njofton se një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML në obduksion”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se rasti po vazhdon të hetohet.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Lajmet e Fundit