10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Policia jep detaje për vetaksidentin me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.

Barnatorja bimore ”Bio Drini” po zgjerohet, hap pikën e re në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit

Policia përmes raportit 24 orësh njofton se aksidenti ka ardhur pasi drejtuesi i automjetit, shtetas i Shqipërisë, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur një mbrojtëse në rrugë.

“Autostrada Ibrahim Rugova, Km 10 drejtimi Vërmicë, 20.04.2022 – 11:25. Ka ndodhur një aksident trafiku-vetë aksident me fatalitet. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë derisa ka qenë duke drejtuar veturën duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë te rrugës”.

 

“Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar – pasagjer ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë te dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.v

Më Shumë

Fitorja e shpresës mbi urrejtjen

Mytaher Haskuka Demokrati socialist, mysliman, imigrant, fitoi qytetin e Nju Jorkut. Zohran Mamdani fitoi me shumicë, si kandidati i parë që fiton më shumë se...

Abrashi synon të udhëheqë Prizrenin: E njoh qytetin dhe sfidat e tij

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka folur në emisionin Debat Plus për arsyet e tij se pse duhet të...

Lajmet e Fundit