5 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Policia ndalon një dasmë në Gjonaj të Hasit, gjobitet organizatori

Policia Rajonale në Prizren, këtë të enjte, ka ndaluar mbajtjen e një dasme në fshatin Gjonaj të Hasit të kësaj komune, raporton PrizrenPress

Në një komunikatë të lëshuar për medie, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, kanë marrë masa ndaj organizatorit të këtij ahengu familjar duke i shqiptuar gjobë pronarit ndërsa dasmorëve iu është kërkuar të shpërndahen.

“Sot, me datën 09.09/2021 rreth orës 11:45 Policia ne Prizren ka pranuar një informatë se në fshatin Gjonaj Has Prizren, është duke u mbajtur një aheng familjar. Policia ka reaguar menjëherë ne baze te vendimit te Qeverise duke marre masa ndaj organizatorit te cilit i është shqiptuar gjobë nga ana e policisë kurse pronarit, ndërsa dasmoret të pranishëm janë shpërndare”, ka njoftuar PK-ja./PrizrenPress.com/

“Loyola–Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/ mësimdhënëse të matematikës

Më Shumë

Çmimet e derivateve në Kosovë,dizeli deri 1.60 euro, benzina deri 1.39 euro

Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme ditëve të fundit. Përfaqësuesit e naftëtarëve të Kosovës thonë se situata e tensionuar në...

Final 4 i Ligës Unike të femrave në Prizren

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që Final 4 i Ligës Unike Femrat të mbahet në qytetin e Prizrenit, me...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit