16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Vapa si arsyetim apo pikënisje për falimentim!

bexhet Shala KMDLNJBehxhet Sh. SHALA

Territori evropian , mentaliteti afrikan: Në Republikën e lodhur shumë të Kosovës po bën vapë e madhe. Temperaturat po shkojnë deri më 40 gradë në hije. Merreni me mend se deri ku shkojnë nëse nuk jeni në dhe nën hije ! Prandaj i kuptoj dhe i admiroj politikanët tanë që në temperatura sahariane asnjëherë nuk ndalen së punuari për të mirën dhe interesin e tyre aq më parë që, si të zgjedhur nga populli janë populli vet! Janë ajka e këtij populli i cili është bërë si qumështi me 0% yndyrë shkaku se ajkën e kanë mbledhur dhe po e mbledhin ata që janë të thirrur ta bëjnë këtë . Ajka e popullit ! Ndoshta për ngushëllim duhet të themi se qumështi pa yndyrë është shumë i kërkuar, i dobishëm për shëndet dhe rekomandim i mjekëve kundër shumë sëmundjeve dhe se parandalon sulmin në zemër , tru ( për ata që e kanë ) dhe enëve të gjakut! Populli duhet të ketë yndyrë dhe besoj se edhe populli ynë e ka! Politikanëve u del yndyra , dikujt më shpejt e dikujt më ngadalë ! Asnjëherë nuk e kam pasur të qartë pse politikanët ndonëse nuk kanë fare yndyrë quhen ajka e popullit! Disi logjikisht nuk po ma kapë truri i cili, edhe ashtu po reagon vetëm sa për të siguruar mbijetesën fizike .

Prandaj duhet ta kuptoni se po vetdeklarohem se nuk mbajë përgjegjësi as politike e as ligjore për këtë që po e shkruaj. Duhet ta pranoni se nuk është aspak e lehtë të shkoni çdo javë në Bruksel si Zezdita jonë e famshme e cila pas një kohe të caktuar lirisht mund të punësohet si cicerone në Bruksel për blerësit me xhepa të thellë të cilët janë të interesuar të bëjnë shoping në kryeqytetin e Evropës. Jam i sigurt se Zezdita i di më mirë butiqet dhe restorantet për të kamurit në Bruksel se që i di Inspektorati i Punës i Kosovës ndërmarrjet që e shkërdhejnë Ligjin e Punës në Prishtinë! E lëre më në Kosovë !

Se gënjen njeriu për të shpëtuar një jetë apo për ta liruar dikend prej një zori të madh , e kuptoj! Se gënjen njeriu për shtetin dhe popullin gjithashtu e kuptoj sepse kjo edhe lejohet dhe nuk mund të llogaritet si shkarje etike! Se gënjen njeriu pa asnjë arsye apo vetëm sa për të mbetur pjesë e një loje të ndyrë kryesisht, nuk e kuptoj në asnjë mënyrë! Po definitivisht jemi popull me fat ! Politikanët tanë kurrë nuk kanë gënjyer dhe nuk gënjejnë për interesa të tyre të ngushta apo për të mbijetuar ! Ata , edhe kur duhet t’i shmangen të vërtetës e bëjnë për motive të larta morale, kombëtare dhe njerëzore ! Duke i shërbyer shtetit dhe duke u sakrifikuar për popullin! Duke e shkërdhyer popullin në çdo situatë dhe nga çdo pozitë . Jo të gjithë e bëjnë këtë! Psh. Ahmadinexhati nuk e ka shkërdhyer popullin e Kosovës.

As Robert Mugabe e as Raul Kastro ! As Berluskoni .. Ndale pak këtu se këtij nuk i besohet e as bunga – bungave të tij . Do të thoni se as Holland, Obama , Merkel apo baronesha e famshme dhe dilerka e puthjeve për Serbi dhe Kosovë , zonja Ashton nuk e bëjnë këtë ! E pse atëherë na detyrojnë të bisedojmë me Serbinë për çështje të cilat janë çështje ekskluzivisht të një shteti ?! Pse duhet të bisedojmë për Mitrovicën e jo për Nishin apo për Novi Sadin?! Pse duhet të bisedojmë për liqenin e Ujmanit ( Gazivodës ) e të mos bisedojmë për lumenjt Danub dhe Sava ?! Pse duhet Valdete Daka të angazhojë postierët e OSBE –së për shpërndarjen e fletvotimeve për zgjedhjet e 3 nëntorit në komunat serbe (!!!!!!!) kur i kemi postierët e Postës së Kosovës ?! Dhe, pse duhet të diskutohet se si duhet të duken fletvotimet për zgjedhjet lokale në Kosovë dhe nuk diskutohet se si duhet të duken fletvotimet në Serbi ?!

Kush po gënjen në këtë mes ?! Ata që duhet ta thonë të vërtetën apo ne që na është dehidruar truri ! Më shumë nga temperaturat e larta të gënjeshtrave vendore dhe ndërkombëtare se sa nga temperaturat e larta të caktuara nga Zoti! Pse do të duhej që Serbia të jetë përcaktuese e zhvillimeve në Kosovë dhe të bëhet bashkëpronare e Kosovës pa investuar asgjë përveç dhunës më shumë se një shekull?! E kuptoj se bisedimet midis dy shteteve që kanë probleme janë të domosdoshme! Ama nuk e kuptoj që ne gjithmonë të ndahemi të lagur! Dhe pse vetëm ne duhet të lëshojmë pe?! Pse vetëm ne duhet ta hamë çdo gjë që na hudhet në pjatë?! Në fakt Serbisë po i ipet menyja me listëne e ushqimeve ( kërkesava ) ndërsa ne po na caktohet pjesa mekanike e punës . Larja e pjatave ! Qoftë me lavatriqe apo shumë herë po përdoret edhe mënyra klasike dhe tradicionale e larjes . Lëpirja e pjatave! Dikush sahanlëpirjen e ka pasur shenjë identifikimi dikur! Është bërë shumë problem të hiqet dorë nga tradita ! Analizojini anëtarët e delegacioneve nga Kosova . Të kaluarën e tyre apo të parardhësve të tyre dhe gjërat bëhen të qarta!

Analizojini gjirollogaritë e tyre para dhe pas përfundimit të negociatave dhe do ta keni të qartë cili ka qenë motive i tyre “ për mbrojtjen e interesave të shetit “! Analizojini ngritjen e rrufeshme të tyre në shkallarën e kierarkisë dhe do ta kiji të qartë motivin e tyre për “ mbrojtje të interesave shtetërore dhe ato të popullit “.Gjërat po marrin erë dhe ky kundërmim nuk largohet me mbyllje të hundëve ! Kush është Serbia që po luan qoke me ne dhe kush janë këta “ tanët “ që gjithashtu po luajnë qoke me ne ?! O Zot i Madh më ndihmo që truri im të këndellet dhe të gjykoj drejt duke besuar se ky është vetëm makth i çastit ! Apo lajthitje e rastit ! e jo inskenim që shumë lehtë na dërgon në falimentim!

Këmbëthikpërpjetja si pjesë e traditës : Një mik i imi të cilin e çmoj si doajen të gazetarisë eteristike në Kosovë e tash besa edhe po shkruan duke dërguar projektile të shkurtëra por shumë vdekjeprurëse ka shkruar për zonjën me këmbë thik përpjetë në një amasadë të Kosovës në një shtet tjetër duke konsideruar si diçka skandaloze . Në fakt me këtë mikun tim kam dallime dhe nuk pajtohem çdoherë e sidomos jo tani. Sepse, nëse francezët përkatësisht A. Dima e ka shkruar “ Zonja me Kamelie “ pse ne shqiptarët mos ta shkruajmë “ Zonja me këmbë thik përpjetë “.!

Në fund të fundit këmbët thik përpjetë janë pjesë e traditës sonë prandaj këtu nuk mund të flitet për asgjë skandaloze ! Merreni me mend po ta zinin ndonjë nëpunëse të ambasadës në një pozitë të perservitetit të skajshëm. Duke i pritur palët me mirësjellje dhe kulturë! Atëherë vërtetë do të llogaritej skandal i vërtetë! I njëjti Muharrem shkruan se në pushtet lehtë mund të vijnë ata që kanë punuar me dhe për Serbinë por nuk i tregon emrat duke thënë se :” kjo është pyetje ( emrat e mundshëm ) për 1 milion dollarë “! Unë dua të hyjë në biznes me Muharremin . Thjesht , le t’i jep vetëm 100.000 dollarë dhe unë do t’i them emrat për të cilat Nitaj thotë se vlejnë 1 milion dollarë! Ata 900.000 dollarë që mbesin nga 1 milionë le t’i mbajë për vete ! Së paku 50% të emrave që nuk i përmend Muharremi janë në pushtet apo shkërdhehen me pushtetin. Afërsisht 20 % pinë kafe me Muharremin dhe mua ndërsa 30 % i kanë postet e garantuara dhe të rezervuara me Pakon e Daçiqit dhe Nikoliqit!

Dy atllarë nuk lidhen në një mullarë: E keni vërejtur se kohën e fundit njëri Behxhet ( Shala ) po shkruan më rrallë dhe tjetri Behgjet ( Pacolli ) është bërë si Rita Ora. Nuk po zbret nga faqet e gazetave dhe nga Shtëpia e vetme Publike e regjistruar në Kosovë – RTK. Madje , sipas parimit të okupimit të Vol Stritit ai ka okupuar edhe televizionin me vetëm një klan dhe vetëm një padron – Klan Kosova si dhe në televizionin e Miliarderit – KTV. Mos të flasë për mediet në Afrikë, Azerbejxhan, Kazakistan, Jagodina, Palma Plus dhe RTS. Botërisht e pranoj se kam mbetur askund hiç dhe nën hijen e Berluskonit lokal , Gjet Macollit! Kam pësuar fijasko mediale ! Edhe gazeta për të cilën kam shkruar qe pesë vite po më diskriminon kur po shkruajmë të njëjtën ditë me Pacollin duke me vendosur në bisht të sorrës! Këtu po e shoh se kemi një gazetari që i di vlerat dhe i çmon analizat e mirëfillta.

Dhe kjo më bën të ndjehem shumë mirë sepse po vlerësohen ata që kanë sakrifikuar çdo gjë për shtetin e Kosovës, popullin e saj kosovar, shqiptarët e Shqipërisë dhe patriotët e Tanzanisë. Prandaj, duke e pranuar cilësinë mbi meritokracinë deklaroj se jam deklasuar krejtësisht në planin publicistik nga miku im i madh Behgjet Pacolli për të cilin gojëkëqinjt thonin se nuk e kam mik! Pastaj, për ta zbutur paksa këtë fijasko publicistike po thirrem në traditën tonë shekullore se :” dy atllarë nuk lidhen në një mullar”. Po tërhiqem vullnetarisht nga lidhja në atë mullar. Le të mbetet ai mullar vetëm për Behgjetin ! Më duhet ta pranoj, ndonëse jo me shumë dëshirë se po vjen koha e vlerave të mirëfillta ! T’i respektojmë ato ! Ma m.. nuk mund të bëhet se që është bërë !
12 gusht 2013 Prishtinë

Më Shumë

Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe

Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi. 12 autobusët e ndaluar janë nisur për...

Do festonin 23-vjetorin! Vanessa Bryant ndan një foto të rrallë me Koben, zbulon dhuratën e tij!

Kobe Bryant mund të ketë ndërruar jetë, por legjenda e NBA dhe Los Angeles Lakers vazhdon të jetë gjithmonë e pranishme në mendimet e...

Lajmet e Fundit