Mbrëmë rreth orës 21:50, policia ka marrë informacione për një grumbullim të dyshimtë të automjeteve në parkingun e një pike karburanti në dalje të autostradës Prizren Veri.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme për të parandaluar organizimin e garave ilegale të shpejtësisë dhe ka ndërhyrë me shpejtësi në vendngjarje duke shoqëruar 6 drejtues automjetesh së bashku me veturat e tyre në stacionin policor.
Secili prej tyre është gjobitur me nga 150 euro dhe ndalim i drejtimit të mjetit për një muaj, për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Patrullat e autostradës dhe të stacionit policor Prizren Veri vazhdon patrullimin në zonë për të parandaluar çdo tentim të organizimit të garave dhe për të garantuar sigurinë në komunikacion,
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren