Ponte Prizreni triumfon ndaj Vëllaznimit

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit me shifrat 98:82 (21:14, 20:26, 31:12, 26:30), në kuadër të javës së nëntë të Prince Caffe Superligës, njofton FBK-ja.

Skuadra prizrenase e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 21:14. Megjithatë, në periudhën e dytë, kundërpërgjigjet skuadra mysafire 20:26, duke shkuar në pushim me shifrat 41:40.

Perioda e tretë ishte vendimtare në këtë ndeshje. Ponte tregon fuqinë duke fituar 31:12, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 72:52. 10 minutat ishte vetëm formale (20:26) dhe Ponte Prizreni fitoi me rezultat 98:82.

Të Ponte Prizren u dalluan Xavier Cannefax me 30 pikë, Arti Hajdari me 24 dhe Ty Nichols me 13 pikë e 11 asistime, kurse te Vëllaznimi më i miri ishte Devonte Jackson me 20 pikë e nëntë kërcime.Ponte Prizreni ka gjashtë fitore dhe tri humbje, kurse Vëllaznimi tri fitore dhe gjashtë humbje.

Më Shumë

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie. Në këtë...

Liria vazhdon luftën për Superligë, shkatërron Suharekën në Prizren

Liria ka shënuar fitore të thellë 4-2 ndaj Suharekës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke mbajtur gjallë garën për inkuadrim në Superligë. Skuadra...

Lajmet e Fundit