1.1 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Posta e Kosovës falënderon QMU-në për testimin e 118 punonjësve të saj

U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi së bashku me Drejtorin e Kontrollit të Brendshëm, Gazmend Isufi dhe me Koordinatoren për ZMM anti Covid-19 në PK, Valbona Shala Thaqi, pritën në takim Drejtorin e Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Dr. Spec. Avdyl Sh. Pacolli.

Në emrin e tij dhe të gjithë punonjësve të Postës së Kosovës, U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, falënderoi përzemërsisht për mbështetjen e jashtëzakonshëm që ka dhënë gjithë personeli mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë në krye me Drejtorin humanist të saj, Dr.Avdyl Pacolli, që nga fillimi i Pandemisë Covid-19 në Kosovë, posaçërisht në testimin e 118 punonjësve të ndërmarrjes tonë.

Drejtori i QMU-së, lavdëroi në mënyrë briljante Drejtorin Gazmend Isufi, që falë kontributit vullnetar të tij personeli shëndetësor i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, ka shtuar kujdesin e veçantë për punonjësit e Postës së Kosovës, të cilët çdo ditë ishin dhe janë në kryerje të shërbimeve ndaj qytetarëve të Kosovës.

U.D. Drejtoresha e DRNJAP-së, Valbona Shala Thaqi, në cilësinë e Koordinatores për Zbatimin e Masave Mbrojtëse kundër përhapjes së COVID-19, paraqiti gjendjen aktuale shëndetësore të punonjësve në ndërmarrje, ndërsa falënderoi Drejtorin e QMU-së për bashkëpunimin dhe për kolegët e saj, posaçërisht koordinatorin, Gazmend Isufin që kanë kontribuar në menaxhimin e situatës pandemike në ndërmarrje.

Në fund të takimit, U.D. Kryeshefi Ekzekutiv ndau mirënjohje Dr.Pacollit për kontributin e tij të çmuar, si dhe i dhuroi një ekzemplar të kornizuar me pulla postare.

Më Shumë

Një burrë gjendet i vdekur pranë shtëpisë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugë të enjten, pranë shtëpisë së tij në fshatin Krstac i Epërm, në komunën e Dragashit. Policia...

Valdet Hoxha: Liderët politikë mund të jenë pajtuar në heshtje për zgjedhje

Avokati Valdet Hoxha ka reaguar ndaj situatës së krijuar rreth procesit të zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se kandidaturat e shpallura deri më tani...

Lajmet e Fundit