7.7 C
Prizren
E premte, 23 Janar, 2026

Posta e Prizrenit mirëpret vogëlushët e kopshtit “Mini Mouse” dhe nxënësit e shkollës “Mati Logoreci”

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Postës, Zyrës Postare Prizren 1 i është dhuruar një atmosferë e veçantë, ku fëmijët e kopshtit “Mini Mouse” dhe nxënësit e shkollës fillore “Mati Logoreci” u mirëpritën për një vizitë edukative dhe interaktive.

Menaxheri i Postës së Kosovës për Regjionin e Prizrenit, Liri Ramadani, së bashku me ekipin e tij, u kujdes që të vegjlit të njihen nga afër me funksionimin e shërbimeve postare, duke përfshirë edhe historikun e Postës së Kosovës, me theks të veçantë në kontributin e saj në qytetin e Prizrenit.

“Vogëlushët e parashkollorës dhe nxënësit e ciklit fillor treguan interesim të jashtëzakonshëm, duke bërë pyetje mbresëlënëse që reflektonin kureshtje, kreativitet dhe dëshirë për të mësuar më shumë rreth sistemit postar”, shkruan Ramadani në Facebook.

Pranë shtandit të Postës, fëmijët patën mundësinë të provojnë rolin e sportelistit dhe postierit, duke përjetuar një eksperiencë edukative dhe argëtuese që i afron më shumë me institucionet publike dhe shërbimet që ato ofrojnë.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të Postës së Kosovës për të ndërtuar ura komunikimi për të promovuar edukimin qytetar që në moshë të hershme./PP/

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, porta e Brandenburgut dhe teksti

Mund të jetë një imazh i fëmijë, skuter, seguej dhe teksti

Mund të jetë një imazh i motoçikletë, skuter, seguej dhe tekstiPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i fëmijë, kostum dhe teksti

Mund të jetë një imazh i fëmijë dhe teksti

Mund të jetë një imazh i fëmijë dhe duke studiuar

Më Shumë

Betohen katër anëtarët e rinj të Kuvendit të Prizrenit

Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit Komunal të Prizrenit, kanë dhënë betimin katër kuvendarë të rinj: Daut Panikaj, Sulltan Badalli, Trëndelina Kastrati...

Eskalon ‘hajnia’ edhe në Malishevë: Qindra vota dallim te disa kandidatë të PDK-së e VV-së

‘Hajni’ masive të votave po del se ka pasur edhe në Malishevë. Më shumë te kandidatët e PDK-së, e më pak te disa të VV-së. Në...

Lajmet e Fundit