-0 C
Prizren
E shtunë, 18 Janar, 2025

Pozita dhe opozita ia dhanë teposhtën Republikës

Derisa ky koalicion po i afrohet vitit të tretë të qeverisjes, shumë të brishtë dhe jofunksionale, analistët politikë konsiderojnë se kjo “martesë” e panatyrshme politike, duke mos lënë anash as opozitën që ishte pa alternativë, do të mbahet mend si një nga koalicionet më të shantazhuara dhe më të dëmshmit politikisht në historikun e shtetndërtimit të ri të Kosovës. Kjo politikë e egër dhe konfrontuese e ka shndërruar Kosovën në një vend të paperspektivë nga i cili do të ikte çdokush që ka mundësi. Duke u marrë me zënka për Demarkacionin, Asociacionin, pushteti dhe opozita kanë lënë anash problemet reale të qytetarëve të saj për ndërtim, zhvillim, punësim e mirëqenie.

Këto tema e kanë zhytur vendin në krizë politike, derisa tash kur këtyre u shtohet edhe transformimi i FSK-së në ushtri del që kjo klasë politike dëshiron të merret vetëm me tema kinse ” të mëdha”, duke anashkaluar problemet reale jetësore që kanë qytetarët për një jetë më të mirë e të dinjitetshme. Analisti politik Hidajet Ahmeti konsideron se pikërisht falë kësaj klase politike, e cila po qeveris vendin, në të dyja nivelet, pozitë apo opozitë, Kosova është shndërruar në një zorrë qorre në Ballkanin Perëndimor.

Pushteti i kriminalizuar Sipas Ahmetit, në njërën anë investimet nga jashtë kanë rënë shkaku i një klime të mbrapshtë, kurse në anën tjetër, Kosova është shndërruar në një vend krimi nga pushtetet autoritare.

“Pushtetet e passhpalljes së pavarësisë kanë shndërruar shtetin e Kosovën si të ishte pronë e tyre personale, gjithherë në interesa të ngushta politike e klanore. Pushteteve të passhpalljes së pavarësisë së Kosovës i ka munguar një vizion dhe strategji afatgjatë për ta nxjerrë vendin nga ky mjerim socioekonomik, dhe pikërisht nga ky konstelacion qeverisës vendi ka ardhur në një gjendje të rëndë socio-ekonomike sa të konsiderohet si një vdekje klinike për Republikën e Kosovës. Është paksa utopike të thuhet se Kosova shumë shpejt mund të rimëkëmbet dhe ta marrë veten, pasi duhen dekada të tëra për ta ngjallur Republikën e Kosovës nga kjo vdekje klinike”, tha Hidajet Ahmeti.

Ai vlerëson se pushtetit kryesisht i shkon për shtati kjo mjegullinë e krijuar nga vetë ata, duke i cilësuar si tema të mëdha për vendin dhe shumë më rendësi, kurse në anën tjetër përmes këtyre vakumeve të krijuara politike po mbijeton krimi, korrupsioni, kontrabanda dhe mbi të gjitha po mbulohet “vizioni” dhe “koncepti” i tyre për të ardhmen e vendit, sado që qytetarët janë lodhur nga këto pushtete autoritare dhe në mënyrë të vazhdueshme është zbehur shpresa për një ndryshim substancial në mirëqenie dhe zhvillim ekonomik. “Pushtet e tilla, edhe këtë çka e kemi tash po mbijeton falë rrjetit të krimit të shtrirë nëpër institucionet publike, bizneset e nëntokës dhe fiktive të krijuar brenda natës për qëllime ekonomike”, potencoi Ahmeti.

Previous article
Next article

Më Shumë

Zhduket një vajzë në Rahovec

Një person është raportuar se është zhdukur të hënën rreth orës 14:00 në Rahovec. Sipas njoftimit të policisë, babai ka njoftuar se vajza e tij...

Vdes Sam Moore ikona e soul-it

Sam Moore, ikona e muzikës soul dhe i njohur për hitet e fundit të epokës si ”Soul Man” dhe ”Hold On, I’m Comin’”, vdiq...

Lajmet e Fundit