9.6 C
Prizren
E premte, 2 Maj, 2025

Pozita fton opozitën të rikthehet në Kuvend

Vendimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që ta braktisë Kuvendin nuk po i pëlqen deputetëve të koalicionit qeverisës. Këta të fundit po e ftojnë opozitën të rikthehet në Kuvend, siç thonë ata, për të marrë vendime historike për vendin

Partitë në koalicionin qeverisës po iu kërkojnë partive opozitare të rikthehen në Kuvend, pas njoftimit për braktisje të këtij të fundit.

Megjithëse deri më tani vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) zyrtarisht ka braktisur Kuvendin për një kohë të pacaktuar, një vendim të tillë janë duke e shqyrtuar edhe dy partitë tjera të opozitës së bashkuar, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe “Nisma për Kosovën”.

Vendimi i Aleancës për të mos marrë pjesë në seancat e Kuvendit nuk po i pëlqen deputetit të partisë më të madhe në vend.

“Nëse në zgjedhje shkojmë kështu, me dhunë, me procese të dhunshme e të njëanshme, atëherë kjo nuk do t’i shërbejë askujt dhe as qytetarëve të vendit tonë. Unë personalisht mendoj se opozita nuk duhet të ngutet me një vendim të tillë.

Të kthehen, ‘jo të normalizojnë’ funksionimin e Kuvendit, por ata të kthehen që të kontribuojnë në normalizimin e zhvillimit të vendit”, ka thënë për “Zërin” deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti.

Më Shumë

Rrahje në Prizren – përfshihen dy qytetarë dhe një zyrtar policor

Një përleshje fizike ka ndodhur në orët e mesditës në Prizren, ku dy qytetarë dhe një zyrtar policor janë parë të përfshirë në një...

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 70 aksidente dhe janë shqiptuar 2243 gjoba në trafik. Sipas...

Beteja e katërt

Lajmet e Fundit