Prangosja e 2 personave në Prizren / Çka gjeti policia në vendin e ngjarjes

Sot në lagjen “Tusus”  Prizren janë arrestuar dy persona pasi të njëjti dyshohet se kanë kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sinjali nga burimet ka mësuar se janë sekuestruar edhe dy armë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka njoftuar se armët e sekuestruara janë një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.

Tutje ai ka bërë me dije se krahas këtyre armëve gjatë bastisjeve në dy lokacione të ndryshme në Prizren është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e substancave narkotike.

“Lidhur me këtë rast kemi dy persona të ndaluar dhe një person tjetër është lëshuar në procedurë të rregullt”, ka thënë ai për Sinjalin.

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit