4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Pranon fajesinë njëri nga të akuzuarit për ushtrim ndikimi ndaj burrit të prokurores së Prizrenit

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë është aprovuar marrëveshja e pranimit të fajësisë me Dardan Hoxhaj i akuzuar per veprën penale ushtrim ndikimi, raporton Drejtësia Sot.

Kujtojmë se për këtë rast fillimisht janë akuzuar Rizan Hoxha, Dardan Hoxhaj dhe Bajram Gashi, mirepo Rizan Hoxha ka arritur marreveshje për pranimin e fajësisë dhe është dënuar me 28 mijë euro gjobë.

Kryetari i trupit gjykues Vesel Ismaili, njoftoi se pas konsultimit të trupit gjykues është arritur të aprovohet marrëveshja e fajësisë në mes të Prokurorisë Speiale dhe Dardan Hoxhaj, dhe akgjykimi për këtë do të shpallet me 15 Tetor 2021 me fillim në orën 9:00.

Ndërsa, procedura penale është veçuar për të akuzuarin Bajram Gashi. Trupi gjykues caktoi datën 29 Tetor me fillim në orën 9:30 për vazhdimin e këtij shqyrtimi gjyqësor.

Përndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, e përfaqësuar nga prokurori Dren Paca, Bajram Gashi dhe Rizan Hoxhaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën e ushtrimit të ndikkmit sepse gjatë muajit Korrik të vitit 2017, me qëllim të përfitimit material për vete, në zyrën e të pandehurit Dardan Hoxhaj në rrugën Ejup Statovci, në Komunën e Prizrenit, në mënyrë të drejtpërdrejt kërkuan nga i njëjti shumën prej 6,000 Euro, duke i premtuar se nëse do të ju paguante paratë e kërkuara, Bajram Gashi do të ushtronte ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e bashkëshortes së tij Prokurores Ervehe Gashi, e cila ishte Prokurorja e rastit në procedurën penale me shenjën PP.nr. 13/2017, që ishte duke u zhvilluar ndaj Dardanit, pranë Prokurorisë Themelore në Prizren dhe si rrjedhojë ai nuk do të akuzohej për të githa veprat penale që ishte duke u hetuar.

Sipas aktit akuzues të prokurorisë me ç’rast Dardan Hoxha, i joshur nga premtimi i të pandehurve, gjatë muajit Korrik të vitit 2017 – të pandehurit Rizan Hoxhaj fillimisht i’a dorëzon shumën prej 1,000 Euro, ndërsa me datë 22.08.2017, i’a dorëzon edhe shumën prej 5,000 Euro, si shpërblim për të pandehurit për ndihmën qëi kishin premtuar se do t’ia ofronin.

Po ashtu aktkauza ngarkon edhe të pandehurin Dardan Hoxhajn për veprën ushtrimi i ndikmit sepse gjatë muajit Korrik dhe Gusht të vitit 2017, i pandehuri Dardan Hoxhaj, në zyrën e tij në rrugën Ejup Statovci, në Komunën e Prizrenit, në mënyrë dhe formë të përshkruar si në dispozitivin e lartcekur (), ia kishte dhënë paratë në shumë prej 6,000 Euro të pandehurit Rizan Hoxhaj, për t’ia dërguar Bajram Gashit njëherit bashkëshortit të Prokurores Ervehe Gashi, e cila ishte Prokurorja e rastit ne procedurën penale që po zhvillohej kund?r tij, ashtu që të ushtronin ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e Prokurores dhe i njëjti të mos akuzohej për gjitha veprat penale që po hetohej.

Për këtë rast më date 5 maj 2021, u mbajtë seanca fillestare në të cilën seancë të pandehurit Bajram Gashi dhe Dardan Hoxhaj mohuan fajësinë kurse për të pandehurin Riza Hoxhaj ishte veçuar procedura pasiqë paraprakisht prokuroria njoftoi se kanë arritur marrëveshje mbi pranimin e fajësisë me të dhe mbrojtësin e tij.

Drejtësia Sot 

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit bart mbi 2 milionë euro në projekte për vitin 2024

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar sot bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake të rritura nga ato të planifikuara për vitin e kaluar. Shuma e...

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Lajmet e Fundit