28.1 C
Prizren
E martë, 19 Gusht, 2025

Premtoi ndërmjetësim për prona dhe mori para – Prokuroria në Prizren jep detaje nga arrestimi i zyrtarit të Agjencisë Pyjore

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje rreth arrestimit të zyrtarit të Agjencisë Pyjore të Kosovës, I.O., i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, arrestimi u krye më 18 gusht 2025 në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK) – Njësitin në Prizren.

“Ky arrestim është rezultat i masave të veçanta hetimore, të cilat Prokuroria Themelore në Prizren i ka aplikuar për një periudhë të caktuar kohore, duke siguruar prova të fuqishme dhe dëshmi të pakontestueshme,” theksohet në njoftim.

Nga hetimet është zbuluar se i dyshuari duke keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, ka tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit personal, duke pranuar para nga qytetarë të ndryshëm dhe duke u premtuar ndërmjetësimin për rregullimin e dokumentacionit të nevojshëm për marrjen me qira të pronave nga Agjencia Pyjore e Kosovës.

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?Travel Agency Halimaj HalimajReisen Reisen ?? ?? Shengjin ??? Halimaj Reisen SETR Halimaj HalimajReisen Reisen 04-57D-LA ETZ4 Çdo ditë udhëtime Durrës Golem Velipojë +383 49 304 318 Vera 2025 Bileta Biletakthyese kthyese 15€ Per person Shëngjin +383 44 304 318 +383 44 152 263?"?

Arrestohet zyrtari i Agjencisë Pyjore në Prizren për keqpërdorim të pozitës zyrtare
I.O. ndodhet në ndalim 48 orësh me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria ka njoftuar se brenda ditës do të parashtrojë kërkesë në Gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit.

Në njoftim theksohet gjithashtu ky rast është shembull i qartë i efektivitetit të masave të veçanta hetimore dhe i vendosmërisë sonë në goditjen e korrupsionit.

“Prokuroria mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të çdo individi që abuzon me funksionin publik dhe bie ndesh me ligjin”, thuhet në njoftim.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit dhe teksti që thotë "Dispenser uji për ftohje dhe ngrohje BRUNG Economic Serie 1115B black 1115B white 1 Temperaturae ngrohjes 88°Cde 95 ?? r ttohjes 6°cden ??? 4Fugiangrohëse 550W ? Fuqia ? jPeshaneto/bruto Dimensionet BRUNU BOV BRUNG 11kg/12kg 28x29x92.5cm 2829x Kanaciteti depozites ngrohtë 5 gota 200ml Ujëtöftohtë .4L 17 gota 200ml 170€ 99.00€ € BRENTONI HUME epoH +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200 DERI INE ?E 12 2 0%INTERES 0% NTI TERES"

Më Shumë

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë në Prizren, koncert festiv në Kej të Shatërvanit

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, sonte në Kej të Shatërvanit në Prizren do të mbahet koncerti festiv “Youth on the...

Bakaj: Prizreni do të garojë denjësisht në Ligën e Parë

Prizreni ka debutuar me barazim në Ligën e Parë të Kosovës, duke ndarë pikët me Trepçën ’89. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi”...

Lajmet e Fundit