0.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Presheva vjen në Prizren, kërkon të mos trajtohet si jetime

Shiu rigonte sot në Prizren, por kritikat ranë rrebesh nga kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, në 144-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Ai tha se ndonëse situata për shumicën e vendeve shqiptare është shumë më e mirë se sa ajo e 144 vjetëve më parë, një gjë e tillë nuk vlen për Preshevën.

“Neve nuk na duhet një Lidhje moderne e Prizrenit, por na duhet një lidhje në vazhdimësi e burrështetasve. Burrështetasit të cilët asokohe janë mbledhur në këtë vend për t’u bashkuar dhe për t’u kundërvënë zhvillimeve rajonale dhe globale që po bëheshin”, ka thënë Arifi për Klankosova.tv

“Nuk e kemi situatën shumë ma ndryshe nga atëherë. Në aspektin rajonal dhe në aspektin global. E kemi pak ma ndryshe brenda shqiptarisë. Është e vërtetë, ama vlen vetëm për juve. Por për Preshevën jo. Presheva nuk është në paqe, dhe Presheva nuk ndihet mirë, dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë nevoje për lidhje në vazhdimësi. Neve nuk na duhet një shpikje e re. E kemi vetëm para 144 vjetëve të ndërtuar. Burrështetas të cilët atëherë janë bashkuar për të kontribuuar në gjithë trojet shqiptare”.

Arifi tha se Presheva nuk e gëzon një komunë normale pasi injorohet nga qeveria qendrore serbe, dhe diskriminimi është nën ivel të lartë.

“Si një nga themeluesit e Unionit, para gjashtë vjetëve më duket, ka qenë pikërisht kjo ideja në qendër. Që të lidhim komunat me njëra-tjetrën për dhe t’u ndihmojmë komunave në sfidat të cilat ata i kanë. Sfidat në komunën e Preshevës apo në luginën e Preshevës janë shumë ma të gjera se sa vetëm sfidat e një komune normale t’i themi”.

“Fatkeqësisht ne nuk kemi një komunë normale. Në Maqedoni, komunat janë pjesë e shtetit i cili është pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian. Në Shqipëri kemi ecur shumë më larg, në Kosovë jemi në një Kosovë të lirë”.

“Në Preshevë është ndryshe. Diskriminimi të cilin ju e keni përjetuar viteve nëntëdhjeta, ende ne e përjetojmë. Mos-investimin nga qendra ende ne e përjetojmë. Punësimin e kombësisë serbe nëpër strukturat shtetërore brenda luginës së Preshevës qysh ka qenë në Kosovë sidomos në vitet 90-ta, ende ne e përjetojmë”.

“Ende e përjetojmë dhe më në fund tani kulmon edhe në pasivizimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të cilët jo vetëm e humbin të drejtën për të votuar, por e humbin të drejtën për të jetuar në vendin e tyre, në tokat e tyre, në shtëpitë e tyre”.

Ai kërkoi që Presheva të mos shihet vetëm si jetime, por si pjesë e kombësisë shqiptare, duke kërkuar vizita të njëpasnjëshme nga liderët e komunave shqiptare.

“Pra, Lidhja e Prizrenit e para 144 vjetëve nuk ka përfunduar datë. Është ende ideja në zhvillim, në qoftë se ndokush ndihet rehat prej shqiptarisë, që fatkeqësisht unë ngandonjëherë po e shoh se po ndihen disa rehat është gabim”.

“Është gabim. Ne duhet shumë ma pak. Nuk duhet me pa vetëm Preshevën si jetim, nuk duhet me pa vetëm Preshevën si një ‘okej hajde, limoni i thartë po mundohet me e prish dasmën e madhe. Presheva është pjesë e kombësisë shqiptare’. E shqiptarët në luginën e Preshevës e presin Tiranën, e presin Prishtinën, e presin Tetovën, e presin Prizrenin, e presin edhe qeverinë e Kosovës, e presin edhe qeverinë e Shqipërisë, për me qenë shumë ma prezentë se sa janë. Fatkeqësisht, shumë ma prezentë”.

“Në këtë kontekst unë këtu sot dua thjesht me apelu pikë së pari te kolegët e mi: ne jemi kryetarë komunash, mundemi shumë më shumë të punojmë së bashku nëpërmjet unionit se sa kemi bërë deri tani. Kemi bërë shumë, ka edhe më shumë për të bërë. Pra , hajde njëherë ta ndërtojmë një agjendë më gjithëpërfshirës, jo vetëm problemet e komunës sime. Edhe Presheva ka mundësi për të dhënë shumëçka komunave të tjera, në nivele të ndryshme por së paku të jemi prezentë në Preshevë”.

Më Shumë

Vetëvendosje bashkoi bashkatdhetarët në një takim në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren organizoi një takim me bashkatdhetarët nga diaspora. Qindra pjesëmarrës u mblodhën për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. “Nga përfaqësues...

Gjiganti evropian aktivizon klauzolën e Nico Williams

Nico Williams duket se do të largohet nga Athletic Bilbao gjatë afatit kalimtar të janarit. Sulmuesi spanjoll ishte ndër futbollistët më të kërkuar në verë,...

Lajmet e Fundit