Presidenti i Barçës: Ky do të jetë trajneri i ri!

Presidenti Barcelonës, Bartomeu, ka konfirmuar se Ronald Koeman do të emërohet trajner i ri i klubit katalanas.

VIDEO/ Ronald Koeman mbërrin në aeroportin e Barcelonës

Holandezi do të zëvendësojë Setienin pasi spanjolli u shkarkua pas humbjes 8-2 ndaj Bajernit në çerekfinalen e Championsit.

“Nëse gjithçka shkon siç duhet, Koeman do të jetë trajner i ardhshëm i Barcelonës”, ka thënë Bartomeu për “Barça TV”.

“Ne besojmë te Koeman për shkak të përvojës së tij. Ai ishte pjesë e ekipit të ëndrrave, beson në filozofinë tonë. Para pandemisë, në janar, Koeman na kishte thënë se ishte i angazhuar me Holandën deri në Europian”.

Më Shumë

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Lajmet e Fundit