13.3 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Presidentja dënon aktet vandale

Atifete Jahjaga 2Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dënon ashpër aktet vandale që ndodhën në protestën e sotme në qendër të Prishtinës. Reagimin e saj të postuar në rrjetin Facebook, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“E konsideroj protestën e sotme në Prishtinë si një të drejtë demokratike të qytetarëve të Kosovës për të shprehur kërkesat e tyre.

Megjithëkëtë dënoj ashpër aktet vandale të një grupi të vogël protestuesish ndaj pronës publike dhe private të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe kërkoj që organizatorët e protestës të distancohen nga turmat që po sulmojnë Policinë e Kosovës dhe po dëmtojnë institucionet e Kosovës e bizneset në qytet.

E drejta për të protestuar është e drejtë e pamohueshme që garantohet dhe ushtrohet në çdo demokraci, por atë e përcjellë edhe përgjegjësia për të ruajtur rendin publik dhe pronën e ndërtuar me shumë sakrificë, djersë e mund nga qytetarët e Kosovës.

Ftoj të gjitha palët për qetësi dhe demonstrim te pjekurisë politike dhe shoqërore” (sic.).

Më Shumë

Vdes 44-vjeçari nga Prizreni, kishte rënë nga lartësia

Një burrë nga Prizreni ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë pasi kishte rënë nga lartësia, mëson Klan Kosova. Sipas burimeve të Klanit, burri ishte...

Drini i Bardhë prezanton afrimin e ri, Feldis Mustafi Pelje

Klubi i futbollit Drini i Bardhë ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit Feldis Mustafi Pelje, i cili i bashkohet skuadrës për sezonin e ri garues,...

Lajmet e Fundit