Prizren, 25 mostrat e anëtarëve të familjes së gruas së infektuar nga Korisha, dalin negativë

Mostrat e anëtarëve të familjes së gruas së infektuar nga Korisha, kanë dalë negativë.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se ky është një lajm i mirë.

“Sapo u informuam nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës që 25 mostrat që janë marrë nga familjarët dhe kontaktet e gruas nga Korisha, kanë dalë negative”, shkruan Haskuka.

“Pra, sot nuk ka infektime të reja nga virusi COVID-19 në Komunwn e Prizrenit”.

“Ky është një lajm shumë i mirë, por sidoqoftë nuk duhet të relaksohemi ngase simptomat e virusit COVID-19 mund të shfaqen pas 2 jave”.

“Prandaj, ftoj qytetarët që të vazhdojmë t’i përmbahemi masave ashtu siç kemi bërë deri më tani!”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit