-1 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Prizren, 30 ditë paraburgim personit që goditi për vdekje këmbësoren

30 ditë paraburgim i është caktuar një personi për rrezikim të trafikut publik që ka rezultuar me vdekjen e një personi, nga Gjykata Themelore në Prizren.

I pandehuri S.G., më 19 shtator nga pakujdesia me veturë e kishte goditur këmbësoren, e cila më pas ka vdekur si pasojë e lëndimeve.

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.G., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar: “Me datë 19 shtator, në orët e mbrëmjes, në rrugën Vërmicë – Prizren, i pandehuri derisa drejtonte automjetin, vepron në kundërshtim me nenin 53 të Ligjit mbi rregullat e trafikut rrugor dhe nga pakujdesia ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë që, kur arrin në vendin kritik, shpejtësinë e lëvizjes së automjetit nuk ia ka përshtatur kushteve dhe rrethanave në rrugë si, ku me pjesën e përparme të anës së djathtë të veturës e godet këmbësorin – (të dëmtuarën deri më tani të pa identifikuar të gjinisë femërore, të moshës rreth 55 vjeçare), duke e hedhur disa metra dhe përfunduar jashtë rruge në të djathtë të rrugës, e cila në ato momente truponte rrugën nga ana e majtë në anën e djathtë – në drejtim të lëvizjes së automjetit, si pasoj e së cilës, e dëmtuara NN merr lëndime të rënda trupore, dhe më pas ekipi i mjekëve konstaton edhe vdekjen e saj”, thuhet në sqarimin e Gjykatës.

Më Shumë

Ajlin Shishko- Hajdari emërohet drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren

Ajlin Shishko -Hajdari është emëruar drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit. Ajo njofton se sot ka marrë zyrtarisht detyrën. Emërimi i...

Aksident trafiku në Rahovec, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Rahovecit. Sipas pamjeve të publikuar në mediat lokale, vërehet se një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar...

Lajmet e Fundit