8.5 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Prizren – Arrestohen dy vëllezër, policia i kapi me drogë

Në rrugën ”Kasembeg”, Prizren, pas një pune operative zhvilluar nga Policia, është identifikuar dhe lokalizuar shtëpia e dy vëllezërve të dyshuar meshkuj K/Shqiptar , të cilët në pronësi mbanin substanca të dyshuara narkotike.

“Me urdhrin e Gjyqtarit të procedurës paraprake, është kontrolluar-bastisë lokacioni në fjalë me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë totale 587.49 gr., një peshore elektronike, një bateri me elektroshok me mbishkrimin ,,POLICE”, dhe një skelet i armës automatike me tytë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Dy personat e dyshuar pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes.

Më Shumë

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e patën botuar Fjalorin Enciklopedik të Kosovës. Patën bërë aq shumë gabime, saqë vepra qe cilësuar...

Vidhen para, stoli ari në Leshan e Krushë të Vogël

Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Lajmet e Fundit