14.9 C
Prizren
E martë, 28 Shtator, 2021

“…të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!”

Nga Ali Asllani

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!

Më Shumë

Mungon anëtarja e trupit gjykues, shtyhet gjykimi ndaj ish-inspektorit të Komunës së Prizrenit i akuzuar për korrupsion

Pranë, Gjykatës Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, i cili po akuzohet...

Florian Marku ‘shpërthen’ ndaj kundërshtarit të tij, e ofendon dhe tenton të konfrontohet me të gjatë konferencës

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka shpërthyer në konferencën për shtyp dhe gjatë ‘përballjes’ me kundërshtarin e tij, Maxim Prodan. Marku do të ndeshet me ukrainasin...

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu. Po në këtë ditë...

Masat antiCOVID që pritet të merren nga Qeveria: Hapen shkollat e çerdhet, lejohet shërbimi në gastronomi në 50% të hapësirave të mbyllura

Qeveria e Kosovës pritet të merr vendim për masa të reja antiCOVID, të cilat sipas rekomandimeve të IKSHPK-së do të lirohen. Telegrafi ka siguruar një...

30 ditë paraburgim tre të dyshuarëve për fajde në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës...

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit poston foto me nënën e tij

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka postuar një fotografi në llogarinë e vet në “Facebook” me nënën e tij. “Me nënën...

Mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit të çështjes, në rastin lidhur me vdekjen e policit nga shpërthimi i eksplozivit në Zhur

Pranë, Gjykatës Themelore në Prizren-Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj Iran Badallajt dhe Arben Gashit , lidhur me rastin...

Dragash, burri keqtrajton gruan e tij

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur gjatë së enjtes në Dragash, ku bashkëshorti ka keqtrajtuar gruan e tij, shkruan PrizrenPress I dyshuari për...

Barcelona synon ta nisë epokën e re me Xavin

Ronald Koeman i ka ditët e numëruara në stolin e Barcelonës. Siç raportojnë mediat në Spanjë, Xavi Hernandez është kandidati numër një për ta zëvendësuar...

Të frikësuar në Turqi: Siriania thotë se fqinjët i sulmuan atë dhe të birin

Fatima Alzahra Shon mendon se fqinjët i sulmuan atë dhe të birin e saj në ndërtesën ku banojnë në Stamboll për shkak se është...

18 pacientë me COVID të shtrirë në spitalin e Prizrenit

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (ShSKUK) njoftoi të dielën se në Spitalin e Prizrenit, ku trajtohen pacientët me COVID-19, janë të shtrirë 18 pacientë,...

Florian Marku me lot në sy pas fitores: Thanë se jam kick-bokser, por ja ku jam sonte

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka shkruar historinë, duke fituar titullin ndërkombëtar IBF në peshat e mesme, shkruan Insporti. Marku boksoi 10 raunde me boksierin ukrainas,...

Prizren: Burri dënohet për dhunë ndaj gruas së tij

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit D.Q. Gjykata e ka shpallur fajtor se nga muaji dhjetor i...

Si patriot që jam, pres ta shes veten edhe një herë te ai që jep më shumë!

Nga: Mitrush Kuteli (shkrim i vitit 1943) Nuk kam dashur të dal sheshit e ta bëj fora, po ja që e solli puna e zamani....

Afërdita Morina-Biffar kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit

Afërdita Morina-Biffar, i ka hy garës për asamble komunale nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. Ajo në këtë listë mban numrin 8,...

Haskuka thotë se iu duhen edhe 4 vjet për ta rregulluar gjendjen në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka sonte në RTV21 tha se kanë bërë shumë për Prizrenin, por iu duhet edhe...

Lajmet e Fundit