26.9 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Prizren: Babai shpërthen në lot në seancën kur vrasësit të djalit të tij i shqiptohet dënimi me burgim të përjetshëm

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shefki Spahiu, është dënuar sot me burgim të përjetshëm nga Gjykata në Prizren për vrasjen e të riut Jetmir Aliaj në Suharekë.

Pas shpalljes së aktgjykimit për djalin e tij, babai i Jetmir Aliajt, Halil Aliaj ka shpërthyer në lot brenda gjykatës.

Në pamje, ai dhe familjarët e tjerë shihen të ngushëlluar me këtë vendim, por edhe të pikëlluar për jetën e djalit të tyre.

Para shpalljes së aktgjykimit familjarët e Jetmir Aliajt kishin kërkuar që vrasësi i djalit të tyre të dënohet me burgim të përjetshëm.

Ndryshe, Shefki Spahiu, në kohën kur kishte ndodhur vrasja, ishte rreshter në Policinë e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur më 17 mars 2019 në një kazino në rrugën e Reshtanit në Suharekë. Pas të shtënave me armë, mbeti i vdekur, 32-vjeçari, Jetmir Aliajn, i cili ishte punëtor i kazinosë.

Sipas aktakuzës, pasi që Shefki Spahiu qëndroi në kazino, papritur duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e Jetmir Aliajt, në mënyrë dinake e kishte nxjerrë armën-pistoletën e markës “Glock” që ishte arma zyrtare, dhe të cilën e kishte të gatshme për shkrepje dhe nga një distancë 1 metër kishte shtënë një herë në pjesën ballore të kokës, duke shkaktuar vdekjen e viktimës.

Më 30 korrik, i akuzuari, Shefki Spahiu për herë të parë është deklaruar për ngjarjen e ndodhur më shumë se 1 vit më parë.

Gazeta Express, vitin e kaluar ka raportuar se ish-rreshteri i policisë Shefki Spahiu ishte i njohur mirë për skandale, vite më parë rëndonin akuza se kishte dhunuar dy vajza të mitura e edhe se kishte falsifikuar dokumente e kishte keqpërdorur detyrën zyrtare. /Express/

Më Shumë

Pesë vite më parë, mbylli perden përgjithmonë aktori Adem Mikullovci

Më 15 shtator 2020, pikërisht sot para pesë viteve, vdiq aktori Adem Mikullovci. Ai iku për t’u përjetësuar gjithmonë përmes veprave që la pas...

Selmanaj prezanton platformën ‘Prizreni Përtej’

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e prezantoi programin e tij në emisionin “Debat Përnime” me titullin “Prizreni...

Lajmet e Fundit