7.8 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Prizren / Dënohet me 2 vjet burgim e gjobë prej 700 euro për vjedhje në një fitnes

Një burrë është dënuar me 2 vjet burgim dhe gjobë prej 700 euro për vjedhje të rëndë në një fitnes.

Kështu bën të ditur Gjykata Themelore e Prizrenit përmes një komunikate për media.

“Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale A.A. nga Prizreni, për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1 nën para.1.1 të KPRK-së. I akuzuari me iniciale A.A. nga Prizreni, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy ) viteve, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 700,00 (shtatëqind) euro”, thuhet në komunikatë.

Tutje bëhet e ditur se i dënuari me datën 14.03.2018 dhe 15.03.2018, në orë të pacaktuar, në Prizren në rrugën “Ukë Bytyqi”, në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” pikërisht në klubin e fitnesit “Powe Hause”, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, merr pasurin e luajtshme e të dëmtuarit me iniciale Sh.F, në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm mos prezencën e të dëmtuarit dhe duke përdorur forcën e hap derën hyrëse të klubit dhe nga aty merr sende me vlerë.

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së vitit 1999...

Liria në kërkim të pikëve të reja në Istog

Liria do të vazhdojë garën në Raiffeisen Liga e Parë me një transfertë të rëndësishme ndaj Istogut, në kuadër të javës së 26-të të...

Lajmet e Fundit