19.4 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025

Prizren: I dëmtuari ankohet se po vazhdon të kërcënohet nga polici i akuzuar dhe kolegët e tij

I dëmtuari Deli Hoxha, në seancën gjyqësore ndaj të akuzuarit Nuredin Begolli, të premten, ka deklaruar se më 24 maj 2017, sërish ishte kërcënuar nga kolegu i rreshterit Begolli, për të tërhequr ankesën në Inspektoratin Policor.

I dëmtuari Hoxha ka thënë se që dy vite vazhdimisht është dëmtuar nga i akuzuari dhe kolegët e tij dhe ka kërkuar që gjykata të ndërmerr diçka rreth kësaj çështjeje.

Ndërsa, i akuzuari Begolli, i cili në këtë rast akuzohet për keqpërdorim të informatës zyrtare, ka sqaruar se më 24 maj 2017, ka pasur një manifestim në qendër të qytetit dhe kanë pasur plan operativ për të larguar makinat që janë të parkuara në trotuare. Në mesin e makinave të tilla, sipas tij, ka qenë edhe makina e të dëmtuarit dhe se ai me kolegun e tij vetëm i kanë kërkuar që ta largojë dhe për më tepër as nuk e kanë dënuar për parkim pa leje. Begolli, tutje ka thënë se krejt deklaratat e të dëmtuarit se kinse po kërcënohet nga ai apo kolegët e tij,  janë shpifje.

Megjithatë, seanca nuk u mbajt sepse nuk prezantonte dëshmitari i kërkuar nga mbrojtja në seancën e kaluar.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Hajrip Krasniqi, ka mbetur pranë propozimit që të ftohet një zyrtar policor, i cili merret me databazën e të dhënave në Policinë e Kosovës, për të dëshmuar në lidhje me mënyrën e regjistrimit të rasteve penale në databazë dhe kush ka të drejtë të qaset në të.

Prokurori i rastit, Genc Nixha, nuk ka kundërshtuar propozimin duke u arsyetuar se në parim përkrah çdo propozim që shkon në drejtim të zbardhjes së gjendjes faktike.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Raime Elezi, ka marrë vendim që për seancën e radhës të ftohet një ekspert i IT-së nga Policia e Kosovës, Drejtoria e Teknologjisë Informative dhe Telekomunikimit.

Seanca e radhës është caktuar për 7 gusht 2017, duke filluar nga ora 10:00.

Nuredin Begolli akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren, se në cilësinë e zyrtarit policor, ka zbuluar informatën zyrtare për personin tjetër, duke i dhënë atij një përparësi që nuk i takon.

Sipas aktakuzës, Begolli ka njoftuar qytetaren Altina Kolukaj, për numrin e veprave penale dhe të kundërvajtjes, të kryera nga qytetari Deli Hoxha, e i cili informacion, ka ndikuar në prishjen e raporteve në mes këtyre dy personave./betimiperdrejtes/

Më Shumë

Rexhaj: Vetëvendosje po vjen në pushtet në Prizren

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka kritikuar ashpër udhëheqjen aktuale të Komunës së Prizrenit, që udhëhiqet nga PDK-ja, duke e cilësuar si të...

Bekim Fehmiu përkujtohet në Prizren në 15 vjetorin e vdekjes

Me rastin e 15-vjetorit të ndarjes nga jeta të aktorit të madh Bekim Fehmiu, të dielën, më 15 qershor 2025, do të organizohet ceremonia...

Lajmet e Fundit