19.3 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025

Prizren: Institucionet përgjegjëse të monitorojnë me kujdes punimet afër shtëpisë së vjetër të familjes Emrush

EC Ma Ndryshe i bën thirrje autoriteteve të trashëgimisë kulturore dhe të pushtetit lokal që me kujdes të shtuar të monitorojnë punimet afër shtëpisë së vjetër të familjes Emrush, ashtu që të ruhet kjo shtëpi tradicionale.

Në bazë të përgjigjes së marrë nga QRTK-ja në Prizren, investitorët kanë marrë aprovimin për ndërtim të ri në pjesën veriore dhe lindore të parcelës, ku gjenden ndërtesat e reja (të ndërtuara gjatë shek.XX), derisa shtëpia e vjetër tradicionale në këndin jugperëndimor ruhet dhe integrohet në plan.

Ermal Mamaqi, Ariola Demiri dhe Enca Haxhija vijnë në Cineplexx për premierën e filmit I Love Tropoja

Ndërsa në përgjigjen e DUPH-së thuhet se pronarët kanë marrë leje për rrënimin e pjesërishëm të ndërtesës ekzistuese, ku gjatë rrënimit duhet të bëhet sigurimi teknik i objekteve fqinje, në mënyrë që mos të paraqitet rrezik gjatë punimeve, dhe gjithashtu kërkohet respektimi i kushteve ndërtimore si dhe i vendimit të QRTK-së dhe rekomandimit të KTK-së.

Marrë parasysh faktin se ndërtesat e reja (të ndërtuara gjatë shek.XX) në këtë parcelë janë rrënuar, EC Ma Ndryshe kërkon nga institucionet përgjegjëse që të shtojnë kujdesin preventiv, që shtëpia e vjetër e familjes Emrush mos të pësojë dëmtime të pariparueshme, duke qenë se është pjesë e Qendrës Historike të Prizrenit.

Sipas të dhënave të QRTK-së në bazë të teknikës së ndërtimit dhe tipologjisë supozohet se kjo shtëpi është ndërtuar gjatë shekullit XIX dhe në afërsi të saj gjenden disa ndërtesa të trashëgimisë kulturore.

Më Shumë

Mbi 100 aksidente brenda 24-orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth 124 aksidente trafiku kanë ndodhur brenda 24-orëve në vend. Prej tyre 33 aksidentë me persona të...

Dënimi i Pleskoviq: ‘Mi ka myt djemtë’, rrëfehet nëna për vrasjen e binjakëve të saj

Familjarët e binjakëve Daçaj kanë shprehur pakënaqësi pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Millosh Pleskoviqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime...

Lajmet e Fundit