Prizren, kapen në flagrancë duke bërë shitblerje të drogës

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi i ka zënë duke bërë shitblerje të substancës narkotike, shkruan PrizrenPress

Rasti ka ndodhur në Prizren, ku gjatë kontrollës në trupin e tyre janë gjetur një qese me marihuanë dhe 190 euro para të gatshme. Me urdhër të prokurorit, janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve ku në njërën shtëpi është gjetur një peshore digjitale dhe mbetje e kokainës.

“Prizren. 23.09.2021 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët janë zënë në flagrancë duke bërë shit – blerje të substancës narkotike. Gjatë kontrollës në trupin e tyre janë gjetur një qese me substancë narkotike Marihuanë si dhe para të gatshme 190 €. Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e dy të dyshuarve ku gjatë bastisjes në njërën shtëpi është gjetur një peshore digjitale dhe një mbetje e kokainës. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet nëraport./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit