18.9 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

Prizren: Lëndon bashkëshorten, një muaj paraburgim


Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale S.SH. nga fshati Piranë.

Masa iu shqiptua për shkak të veprës penale, lëndim i lehtë trupor.

I dënuari më 18.12.2018, rreth orës 11:30, në fshatin Piranë, komuna e Prizrenit, nën ndikimin e alkoolit, me dashje i shkakton lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës-bashkëshortes së tij me iniciale I.SH.

Ajo sapo ishte kthyer në shtëpi nga motra e saj dhe i pandehuri , pa asnjë paralajmërim e godet me grusht dhe me kokë, dhe më pas i thotë “dil prej shtëpisë”.

Me këtë rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore, të konstatuara sipas raportit të Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Më Shumë

Mjeku Bajram Bajrami përkujtohet me nderime nga Spitali i Prizrenit

Është përkujtuar jeta dhe vepra e Dr. Bajram Bajramit, mjek specialist i internos, i cili ndërroi jetë më 29 maj 2025, në moshën 66-vjeçare. Akademia...

Prevalla, natyrë pa përkujdesje

Prevalla vazhdon të mbetet një prej vendeve më të vizituara nga qytetarët, jo vetëm nga Kosova, por edhe jashtë saj. Por, vizitorët ende po...

Lajmet e Fundit