7.4 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Prizren: MASHT synon reformimin e sistemit të arsimit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe teknologjisë gjatë ditës së sotme zhvilloi debat publik me përfaqësues të drejtorive komunale, me temën “Profilizimi i mësuesve nga klasa 1-5”, ku u diskutua për gjetjen e reformave më të mira për përgatitjen sa më të mirë të nxënësve të këtij niveli.

Gjatë debatit që po mbahet në Prizren, theks i veçantë iu dha çështjes së profilizimit vertikal dhe horizontal, ku përfaqësues të MASHT-it e të drejtorive komunale që dhanë mendimet e tyre lidhur me mësimdhënien në ciklin e ulët të shkollave fillore, u gjetën të ndarë për atë se cili profilizim është më adekuat.

Këshilltari i ministrit të Arsimit, Arben Dermaku, tha se ky debat po zhvillohet për të gjetur rrugën më të mirë që nxënësit që përfundojnë klasën e 5-të, të dalin sa më të përgatitur në ciklin e mesëm të shkollës fillore, përkatësisht klasën e 6-të, dhe se si i tillë nuk ndahet në ide pro dhe kundra.
Zyrtarja nga Divizioni për Zhvillim të Mësimdhënësve Igballe Cakaj tha se inkuadrimi i mësimdhënësve jo të kualifikuar në këtë nivel i ka shtyrë të mendojmë dhe të gjejmë zgjidhje për këtë çështje.

Ajo tha se punëdhënësit janë ata që kur dëshirojnë të bëjnë ndryshime duhet të kenë parasysh se edhe 30 vite Kosova ka mësimdhënës të kualifikuar në sistem. Cakaj ngriti edhe çështjen e grumbullimit të nxënësve të klasave të para tek një mësues, përderisa tha se ka paralele të mësuesit e të cilave marrin vetëm 4 nxënës.

Profesori i matematikës, Sabri Tahiri, tha se tema e debatuar sot ka shumë rëndësi pasiqë niveli i ulët është baza e arsimit. Sipas tij, edhe rezultatet e PISA-s tregojnë se vëmendje e madhe dubet të iu jepet fëmijëve që janë në ciklin e ulët të shkollave fillore, pasi që aty merren hapat e parë drejt dijes. Dhënia e të gjitha lëndëve nga një mësues, sipas tij nuk japin rezultate të të mira, dhe për këtë ai tha se përkrahë më shumë profilizimin vertikal, pasi që sipas tij, jo rezultate më të mira.

Ndërkaq ndryshe del të mendon Feime Llapashtica nga Departamenti i Plan programeve, e cila tha se profilizimi sipas lëndëve do të bënte që secilit mësimdhënës t’i interesonte lënda e vet dhe jo lëndët tjera. Ajo shpjegoi se si këtë vit janë duke u hartuar kurrikulat e lëndëve zgjedhore për klasat e para, të gjashta dhe të nënta. Ndryshe, diskutimi do të zgjasë deri në orët e vona për të vazhduar edhe nesër.

Më Shumë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

Dy të dyshuar kanosin zyrtarët policorë në Suharekë

Dy persona kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë në qytetin e Suharekës. Sipas raportit 24-orësh, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00. https://prizrenpress.com/shitet-banesa-ne-lagjen-dardania-te-prizrenit/ “Me vendim të...

Lajmet e Fundit