Prizren: Mungon i akuzuari dështon gjykimi për mashtrim me viza pune gjermane

Pranë, Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren, sërish ka dështuar të mbahet shqyrtimit kryesor ndaj të akuzuarve Flamur Hoxha dhe Besim Rexhaj, raporton Drejtësia Sot.

Hoxha dhe Rexhaj, po gjykohen si bashkëkryerës të veprave penale “Shpëlarje parash” dhe Flamur Hoxha për veprën penale “Shmangie nga tatimi”.

Drejtësia Sot, njofton se shkak për mosmbajtjen të këtij shqyrtimi gjyqësor ishte mungesa e të akuzuarit Besim Rexhaj.

Lidhur me mungesën e tij, avokati Miftar Qelaj ka njoftuar gjykatën përmes parashtresës së datës 31.01.2022, se i njëjti gjendet në burgun e Dubravës në vuajtje të dënimit për një vepër tjetër penale.

Ndërsa, në gjykimin e sotëm, prezantuan, i akuzuari Hoxhaj, me mbrojtësin e tij, avokat, Besim Koqinaj.

Në këto rrethana, gjyqtari Xheladin Osmani, në mungesë të kushteve ligjore për vazhdim të shqyrtimit gjyqësor, vendosi  që seancat e radhës të mbahen më,07 dhe 11 mars 2022, me fillim nga ora 10:00.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Numër i ngjashëm me vitet e kaluara, Kurtishi: Shërbimet onkologjike kryhen në QKUK, një herë në muaj në Prizren

Gjatë vitit 2026 është vërejtur numër i ngjashëm i pacientëve dhe rasteve të reja me sëmundje malinje krahasuar me vitet paraprake. Kështu ka thënë në...

Lajmet e Fundit