Prizren: Një muaj paraburgim për sulm seksual ndaj një gruaje

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale B.B. nga Prizreni për sulm seksual.

“Dyshohet se ka kryer veprën penale sulm seksual nga neni 232 para.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do t’i llogaritet prej momentit të arrestimit datë 02.11.2018 prej orës 16:30 dhe do të zgjasë deri më datën 02.12.2018”, thuhet në njoftim.

Me datën 01.11.2018,rreth orës 22:45 minuta, në rrugën “Tirana”, në Prizren, ai ka prekur personin tjetër me qëllim seksual, në atë mënyrë që deri sa e dëmtuara ishte duke u kthyer nga vendi i punës për në shtëpinë e saj, i pandehuri e përcjell me automjetin e tij, dhe një moment ndalon dhe del nga automjeti.

“Ai i është vënë pas të dëmtuarës duke ia kërkuar emrin, derisa sa e dëmtuara refuzon të komunikoj me të, i pandehuri e kap me forcë dhe duke u gjendur në situatë rreziku, e dëmtuara e godet me shuplakë dhe arrin të largohet nga vendi i ngjarjes dhe si pasojë e gjendjes së rëndë emocionale, e dëmtuara është shoqëruara për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, thuhet në fund të njoftimit.

Më Shumë

Pensionohet Feriha Paqarizi, zyrtare e Drejtorisë së Pronës në Prizren

Në Komunën e Prizren është pensionuar zyrtarja e Drejtorisë së Pronës, Feriha Paqarizi, pas një karriere shumëvjeçare në shërbim të administratës komunale. Ajo është vlerësuar...

Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit,...

Lajmet e Fundit