Prizren: Dënohet ish-shoferi i ‘Bechtel-Enka’

Ish-shoferi i kompanisë ‘Bechtel-Enka’, Driton Asani, është dënuar sot nga Gjykata Themelore në Prizren me 2 vjet e 8 muaj burg pasi është gjetur fajtor në akuzën për rrezikim të trafikut publik.

Atij gjithashtu i është konfiskuar patenta e shoferit e kategorisë C1 për dy vjet pas vuajtjes së dënimit dhe, për ta rimarrë atë, do t’i duhet t’i nënshtrohet sërish testit të vlerësimit.

Bashkë me shpalljen e aktgjykimit dënues nga ana e gjyqtarit Mehmet Ndrecaj, të akuzuarit i është komunikuar se nga sot i është ndërprerë masa e sigurisë. Ai po qëndronte në paraburgim e arrest shtëpiak që nga 10 dhjetori i vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Driton Asani akuzohet se më 10.12.2017 rreth orës 04:55, në rrugën Prizren – Gjakovë, pikërisht në fshatin Krushë e Vogël, nga pakujdesia ka rrezikuar trafikun publik.

Sipas aktakuzës, Asani duke drejtuar automjetin transportues, kur kishte arritur në vendin kritik, kishte ndërmarrë veprim pa u siguruar që mund t`i rrezikojë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, dhe si pasojë e veprimeve të tij kishte ardhur deri tek goditja e automjetit ‘’VW Golf’’ me automjetin transportues.

Aktakuza shpjegon se vetura e kishte goditur mjetin transportues në boshtin e rrotave të pasme në anën e majtë, dhe si pasojë drejtuesi i automjetit Adem Elshani si dhe pasagjeri i tij Gazmend Gashi, kishin vdekur në vendin e ngjarjes nga lëndimet trupore që kishin marrë.

Në seancën ku i akuzuari kishte dhënë deklaratën e tij rreth aksidentit kishte deklaruar se “ka ndodhur shpesh që të punojmë jashtë orarit të punës, ndërsa ditën kritike kur ka ndodhur aksidenti kam punuar rreth 30 orë pandërprerë”./kallxo.com/

Më Shumë

Totaj për rastin e Nait Hasanit: Në listën përfundimtare janë përfshirë edhe emra që s’janë propozuar nga dega e PDK

Shaqir Totaj ka dhënë detaje shtesë për futjen në listë të Nait Hasanit. Kjo pasi që Totaj dje kishte thënë në një deklaratë se Hasani...

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve. Burime të afërta me...

Lajmet e Fundit