6.3 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Prizren: Një vit burgim dhe 700 euro gjobë ndaj të akuzuarit se ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur të martën aktgjykim dënues, ndaj të pandehurit L.M., i akuzuar për veprën penale, dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor.

Sipas njoftimit nga kjo Gjykatë, i akuzuari i lartcekur është dënuar me një vit burgim dhe 700 euro gjobë për dy veprat penale me të cilat ngarkohej, raporton “Betimi për Drejtës”.

Bëhet e ditur se dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti të akuzuarit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 05.01.2022.

“Më datë 4 janar 2022, në orët e mbrëmjes në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare, i pandehuri L.M., ushtron dhunë, keqtrajtim fizik, psikologjik dhe ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, ashtu që ditën kritike i pandehuri pasi që fillimisht fjaloset me të dëmtuarën, më pas e sulmon duke e goditur me grushte nëpër pjesë të ndryshme të trupit, si pasojë e të cilave e dëmtuara ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin rajonal”, thuhet në njoftim.

Për këtë ai akuzohej se ka kryer veprën penale dhuna në familje nga neni 248 par. 3 lidhur me par. 2 të Kodi Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje në njoftim të Gjykatës, thuhet se me datë, vend dhe kohë të njëjtë si më lartë, për shkak të mosmarrëveshjeve me të dëmtuarën – bashkëshorten e tij, i pandehuri L.M., me dashe e godet duke e gjuajtur me mjet të fortë me çka të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore, ndrydhe në kone dhe shpinë, të përshkruara sikur në ekspertizën mjeko ligjore

I lartcekuri akuzohej se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 183 par. 1 nën par. 3.1 lidhur me par. 1 nën par 1.4 të Kodi Penal të Republikës së Kosovës./

Më Shumë

Sytë e gjithë shqiptarëve në Varshavë

Erdhi dita. Gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që dashurojnë futbollin, do të jenë me sy e zemër në Varshavë, ku Kombëtarja shqiptare luan ndeshjen...

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

27 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Lajmet e Fundit